“At Sergi” nga Leon Tolstoy erdhi gjatë fundjavës për publikun në skenën e ”arTurbinës”.
Vepra erdhi nën interpretimin e mrekullueshëm të aktorëve Igli Zarka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitraku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi dhe Arta Lahu. Nën regjinë e Fatos Berishës dhe me produksion nga Kozeta Kurti, novela e njohur solli për artdashësit trajtimin e njeriut si qenie humane të brishtë, që gabon, që fal, merr hak, që pendohet, që joshet, që tundohet nga të qenët i lirë.
“At Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për princin Stefan Kasatzki. Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e ortodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh që vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim ishte ajo çka shoqëroi publikun gjatë shfaqjes./