“Kruja dhe Skënderbeu” titullohet ekspozita e çelur mesditën e sotme në Muzen Historik Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në ekspozitën e organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit, Muzeu Historik Kombëtar dhe bashkia Krujë ishin të pranishëm njerëz të njohur të artit dhe kulturës, piktorë, nxënës shkollash, etj. Në ekspozitë prezantuan punimet e tyre mbi heroin kombëtar Skënderbeun, si dhe peizazhe nga qyteti i Krujës, 54 piktorë nga Shqipëria,Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Pjesë e ekspozitës ishin piktorët Kujtim Buza, Abdi Bajrami, Adirana Puleshi, Adrian Çene, Adrian Devolli, Agim Kadillari, Agim Sulaj, Azem Kuçana, Idriz Berisha, Jordan Findiku, Pashk Përvathi, Nasuf Myftari, Nerjada Dado, Parid Dule, Sadik Kasa, Romeo Kallço, Sadik Kasa, Sali Shkupolli, Spiro Panariti, Vangjel Gjikondi etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 6 dhjetor në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.