Sulejman Krasniqi, shkrimtari i shqiptarisë që ngriti në mit figurat historike

Premte, 07 December 2018 16:31

Sulejman Krasniqi, shkrimtari i madh shqiptar i njohur ndryshe si Balzaku i letrave shqipe, u përkujtua në ditën e tij të lindjes në një konferencë shkencore të zhvilluar sot në Rahovec.

Mes shkrimtarëve, njerëzve të penës, familjarëve të tij, lexuesve të disa brezave që kanë lexuar dhe adhuruar krijimtarinë e tij duke u njohur me to edhe në fshehtësi, u përkujtua në një konferencë shkrimtari i madh shqiptar .

Eposi historik “Krasniqian”

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, në referatin e tij, “Pasqyrimi i historisë në veprën letrare të  Sulejman Krasniqit”, theksoi se “siç mund të shikohet nga intensiteti i botimeve që u përmendën edhe këtu, Sulejman Krasniqi mund të quhet me të drejtë “Balzaku ynë”, siç do të shkruante Dritëro Agolli vite më vonë”.

“Romani “Mic Sokoli”, i botuar vetëm një vit pas përkujtimit të Lidhjes së Prizrenit krijoi një tipologji të veçantë në letrat shqipe . Ai krijoi nga një mjedis i vogël dhe lokal, heroin e përmasave kombëtare që fatin dhe veprimtarinë e vet ia nënshtroi ideve të mëdha kombëtare. Sulejman Krasniqi mund të themi me plot gojën se është pena e tij që ka gdhendur një personazh që në vetvete bashkë me kompleksitetin e personazheve të tjerë si Ahmet Koronica, Shuaip Spahiu, Haxhi Zeka, Zef Kosharja etj, krijoi universin shqiptar të heroizmit që bie ndesh me agresivitetin shovinist të fqinjëve sllavë keqpërdorimin si plaçkë tregu të shqiptarëve nga pushteti perandorak osman dhe paragjykimi orientalist i fuqive perëndimore”, nënvizoi Koçi.

Koçi u shpreh se “pavarësisht se personazhet nuk shfaqen e dalin nga një vepër në tjetrën, ato kanë një kuptim narrativ që është pak a shumë historia e vetë kombit shqiptar. Gama e tematikave dhe karaktereve që krijoi janë të ndryshëm, por ato i bashkon vetëdija etnike, identiteti i veçantë historik dhe skalitja e ngjarjeve të mëdha të kombit. Linealiteti jo i rregullt i ngjarjeve historike që trajtoi në romane jo domosdoshmërisht krijon vështirësi për të lexuar eposin historik “Krasniqian”, por nëpërmjet identifikimit të veçantë të personazheve heronj skaliten dhe mbeten më mirë në mendje, njerëz dhe ngjarje që kanë shenjuar kujtesën tonë kolektive dhe historinë kombëtare”.

Në vitin 1990, Sulejman Krasniqi kishte arritur maturinë e vet si shkrimtar, prandaj sipas mendimit tim, tha Koçi, ka arritur të përcjellë mesazhe të forta historike letrare përmes penës së vet.

Drejtori Koçi i kërkoi familjes një objekt a dorëshkrim të shkrimtarit për ta ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë.

Gjatë punimeve të konferencës, ai propozoi që të bëhet një simpozium më i madh siç e meriton themeluesi i romanit historik, Sulejman Krasniqi. Gjithashtu Koçi sugjeroi që kjo konferencë të zhvillohet edhe në muajin maj të 2019.

Sulejman Krasniqi, shkrimtari i shqiptarisë

Në konferencën kushtuar figurës, por edhe veprave të shkrimtarit Sulejman Krasniqi, vajza e tij, Albana Krasniqi ndau me të pranishmit mbresa dhe kujtime nga jeta dhe vepra e babait të saj.

“Në veprën e fundit babi, në jetëshkrim, ka treguar se ku u lind. U lind në Hoxhë të Vogël dhe ne si fëmijë gjatë gjithë fëmijërisë tonë, gjatë rinisë tonë, por edhe në moshë madhore e kemi ndjerë Hoxhën e Vogël të pranishme në çdo hap tonin, megjithëse nuk e kishim parë asnjëherë. Kur u kthyem në ’99 dhe kur kaluam nga Zhuri, babai na tregoi me një emocion të jashtëzakonshëm se këtu kam ecur, kam kaluar kufirin për në Shqipëri”.

Sipas saj, kthimi në Hoxhë të Vogël ka qenë një moment shumë emocionues. “Ka qenë një moment shumë drithërues, sepse gjetëm Hoxhën e Vogël me tymin që dilte nga çatitë, për shkak të dhunës që ishte ushtruar ndaj këtij fshati, si ndaj gjithë Kosovës”.

“Peripecitë që babi ka përjetuar në Shqipëri i ka përjetuar edhe në Kosovë. Pak më herët ishim në zyrën e kryetarit të komunës dhe një nga historianët i pranishëm tha se “Kur erdha në Shqipëri thashë mëmëdhe të dua edhe kështu siç je”.

Dua ta huazoj këtë shprehje, tha Krasniqi, pasi babi e ka dashur gjithmonë mëmëdheun ashtu siç ka qenë.

Vajza e shkrimtarit të madh tregoi se “ai ka vuajtur gjithmonë qoftë këtu, qoftë atje, asnjëherë nuk ka marrë hakmarrjen si pikënisje për të lidhur marrëdhëniet për të tjerët, gjithmonë ka marrë faljen, pa harruar asgjë. Pa harruar asgjë, as këtu, as atje”.

Ajo e cilësoi babain e saj, si shkrimtari i shqiptarisë. “Ai e ka ndjerë veten shqiptar në të gjithë dimensionet e saj”, tha Krasniqi.

6-9.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...