Shfaqja teatrore “Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji nga Luli Hoxha erdhi për publikun premierë mbrëmjen e djeshme në skenën e “arTurbina”. Vepra e Strindberg u interpretua në skenë për publikun nga aktorët Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili dhe Tringa Shala. Me regji nga Luli Hoxha, një nga kryeveprat e autorit të madh skandinav vjen për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet bashkëshortore. Krisja e marrëdhënieve bashkëshortore vjen si ngërç, që zbërthehet brenda 90 minutave në një skenë teatri. “Kreditorët”, është një shfaqje që trondit mekanizmin e njeriut të sotëm, grushton brenda shpirtit bosh të njeriut bosh. Përbindëshat konsumues do të përballen me pangopësinë si kurth i fajit të tyre. Bota si portokall do t’u kujtojë atyre karmën që nuk vonon për të marrë atë që ka dhënë. Strindberg e shkroi këtë pjesë më tepër se një shekull më parë dhe triumfon frikshëm njësoj në të sotmen dhe të pandryshueshmen. Shfaqja teatrore “Kreditorët” do shoqëroi publikun dhe mbrëmjen e sotme dhe nesër në skenën e ”arTurbinës”.
August Strinberg lindi më22 janar të vitit 1849 në Stockholm. Ishte një shkrimtar suedez me shumë rëndësi në letërsinë e këtij vendi. Për gati katër dekada ai dominoi në letërsinë suedeze. Vepra e tij ndahet në dy lëvizje letrare; natyralizëm dhe ekspresionizëm. Në përgjithësi shkrimtari konsiderohet si pionier i gjuhës suedeze, pasi ishte shumë produktiv dhe nismëtar në shumë zhanre. Shumë libra të këtij autori klasifikohen si klasike në literaturën suedeze. August Strinberg vdiq më 14 maj të vitit 1912.