Drama “Tri gra dhe Misugi”, 3 mbrëmjet e fundit këtë vit në skenë

E mërkurë, 26 December 2018 12:45

Drama “Tri gra dhe Misugi" vjen për tre mbrëmje me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për publikun. Më 27-28-29 dhjetor ora 19:00 vepra me regji nga Suela Bako shfaqet në sallën Goethe, duke shënuar dhe shfaqjet e fundit për këtë vit. Në role janë aktorët Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj, që sjellin për publikun një shfaqje ndryshe nga të tjerat. Një dramë nga kultura e largët orientale bazuar në novelën “Çiftja” të shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. Sipas regjisores Suela Bako në dramën “Tri gra dhe Misugi” publiku do të gjejë ndjesitë njerëzore. “Publiku do marri dashurinë, pasion, trishtim, dhimbje. Kam një ndjesi timen që nuk do të flerë i qetë ai që do të vijë të shohë këtë shfaqje, sepse autori ka hyrë kaq thellë te femra dhe mashkulli, dhe të gjithë e ndjejnë veten brenda veprës të përfshirë. Është kaq pranë nesh me ato që përcjell vepra”, tregon regjisorja Suela Bako. Vepra “Tri gra dhe Misugi” vjen si një shfaqje brenda shfaqjes. Regjisorja Suela Bako shprehet se kjo pjesë vjen në kohë, por duke e ruajtur veprën.

“Në një shfaqje të konceptuar si teatër brenda teatrit, përmes distancimit në intervalet mes monologjeve (letrave) zbërthejmë marrëdhënien njerëzore aktor- regjisor me kompleksitetin e saj, e cila shkon në rrafsh paralel me rrëfimin e personazheve të Inoues. Unë e kam sjell në kohë, duke ruajtur atë që ka vepra”, vijon regjisorja Bako. Vepra, që është një dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue dhe në thelb të saj janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët. Vepra teatrore ishte premierë në skenë më 18 tetor për të vijuar dhe net të tjera për publikun. Përkthyer nga Anxhela Çikopano, dramatizuar nga Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design nga Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, video dhe foto nga Gert Izeti dhe muzika Eliona Ismalaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...