Drita Ademi: Poezia dashuria ime, risia e dy botimeve dhe projektet në të ardhmen

E mërkurë, 23 Janar 2019 17:48

Poetja Drita Ademi, shqiptarja e talentuar nga Kosova me banim në Zvicër, e cila ka mbaruar shkollën e mesme për Mjekësi dhe të Lartën për Gjuhë-Letërsi në Prishtinë, ka pasion të shkruarin. Është angazhuar që fëmijë duke shkruar që në Kosovë, ku talenti i saj është zbuluar nga mësuesit, familja të cilët dhe e kanë mbështetur, për të vazhduar më pas krijimtarinë dhe në Zvicër atje ku u zhvendos me familjen e saj ku jeton prej vitesh. Ka shkruar në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë dhe së fundmi ka ardhur për lexuesit me dy botime të saj me poezi. Në to ka shkruar, për Kosovën, Shqipërinë, më shumë për jetën, dhimbjen, dashurinë.  Siç thotë Fatmir Terziu në një shkrim për Drita Ademin, - “ajo eshtë një poete që ka kohë që gatuan me embrionin e jetës së saj vargun poetik, që së shpejti sheh dritën e botimit në një vëllim poetik tejet premtues. Është një vëllim poetik që mishërohet jo thjesht nga ndërtesa femërore e filozofisë së vargut, por nga struktura me të cilën derivon mesazhin tërë poezia femërore. Poezia femërore, më saktë poezia e krijuar nga poetet femra, ka në thelb tre gjëra që vijnë ndjeshëm në syrin, mendjen dhe shpirtin e lexuesit”.  Libri i pare i Drita Ademit është në botuar Londër nga ACEP dhe titullohet botuar ne Londër nga "PLACEBO" dhe se fundi ka ardhur me librin me vëllimin me poezi “Andrra e Gjethe”.

Ne një interviste për 55news.al, Drita Ademi rrëfen për veten, librin, bashkëpunëtorët, miqtë, si dhe projektet për të ardhmen.

Drita Ademi, keni vite që shkruani në shtypin shqiptar. Sa i keni pasur dyert e hapura që poezitë tuaja të gjejnë vend në faqet e këtyre gazetave?
Përshëndetje dhe faleminderit që më keni zgjedhur për të më intervistuar. Poezia ime është mirëpritur deri më tash nga publiku shqiptar dhe ai gjermanofoles. Sa u përket gazetave, në ato shqiptare ka gjetur mjaftë hapësirë edhe poezia ime. Fillimisht poezitë e mia i ka botuar studiuesi , poeti e shkrimtari, Mjeshtri i Madh, Dr. Fatmir Terziu tek Fjala e Lire, i cili është edhe studiues i poezisë time. Pastaj kam botuar poezi te Atunis, Bota Sot, KutPlus, Obelisk, etj. Në shtypin gjerman dhe atë zviceran nuk kam provuar deri më tani të dërgoj poezi, ka kohë.
Pas publikimeve të shumta në shtyp tani keni ardhur për lexuesin me dy libra nga krijimtaria juaj cilësore. Si ia arritët të vinit deri këtu, sa kohë keni që merreni më selektim të poezive më të mira dhe kë nga bashkëpunëtorët do të falënderonit që sot lexuesit kanë në dorë librat tuaj?
Poezitë e mia janë të gjitha të mira( qesh). Nuk kam bërë një përzgjedhje të madhe, ato që i kam shkruar që nga vitet 2010 i kam botuar në dy librat e mi dhe ne faqe të ndryshme të internetit , ku kam shumë lexues, sidomos ata gjerman. Unë do t´a falënderoja në këtë rast Mjeshtrin e Madh , Dr. Fatmir Terziun i cili më dha një përkrahje shumë të madhe qysh në fillim. Pastaj kam patur përkrahje nga Poeti Primo Shllaku, nga Botimet Toena. Pra kam shume miq e mike, poete e poetë, që më përkrahin çdo ditë. Nga letërsia gjermane kam gjithashtu mike e miq që më përkrahin me kritika letrare, por edhe lexuesit.
A mund të dijë lexuesi paraprakisht kush është autorja vargjet e të cilës ka në dorë dhe për çfarë jeni diplomuar?
Unë jam Drita Ademi- Beqiri, lindur më 18.07.1965, në nji ditë vere, në ora 11.00. Kam mbaruar Shkollën e Mesme të Mjekësisë për të vazhduar më pas studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Universitetin e  Prishtinës. Më pas dhe kualifikime të larta në mjekësi këtu ku unë jetoj pra në Zvicër. Kam punuar në mjekësi afër 20 vite këtu në Zvicër, për momentin nuk punoj, shkruaj. Jam e martuar dhe kemi dy djem të rritur.
Kur keni nisur të shkruani për herë të parë dhe kush e ka spikatur talentin tuaj?
Qysh si fëmijë kam filluar të shkruaj, për të vazhduar edhe sot. Poezia ka qenë dashuria ime, ku gjeja përgjigj e përmbushje, por nuk i jam përkushtuar sa duhet. Në rend të parë Familja, Atdheu, pastaj të tjerat. Tani kam mjaftë kohë për të realizuar frymëzimet e mia.
Talentin tim e ka zbuluar familja ime dhe kam pasur gjithmonë pra edhe sot shumë përkrahje.
Ju sot jetoni larg vendlindjes. Siç duket veç bukuri së alpeve zvicerane dhe Kosova mbetet frymëzim për krijimtarinë tënde?
Kam shkruar edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë, më shumë për jetën , dhimbjen, dashurinë.
Me çfarë po merret sot Drita Ademi, a po vazhdoni me krijimtarinë tuaj dhe a duhet të pres lexuesi  në të ardhmen një tjetër botim?
Po, kam disa projekte në duar, po përgatisë një vëllim në gjuhen gjermane, dhe një libër me haiku. Kam dhe dy tri projekte që nuk dua t´i përmendi. Faleminderit!.

libri.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 23 Janar 2019 17:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...