Zërat më të bukur të Mesdheut do të mund ti shijoni fundjavave në Tiranë. Teatri I Metropolit përgjatë gjithë muajit shkurt, do t’i ofrojnë publikut kryeqytetas një “Përrallë Mesdheu”. Muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë, do të mblidhen për t’i ofruar publikut koncerte muzikore live.
I pari që do të ngjitet në skenë këtë fundjavë më 9 shkurt, është violonçelisti i njohur Redi Hasa, i cili prej vitesh jeton në Itali, por aktiviteti i tij shtrihet edhe më tej si në skenat londineze apo edhe amerikane. Shoqëruar nga Rachele Andrioli në tamburë dhe Rocco Nigro në fizarmonika do të hapin kështu netët e Metro Sounds Festival.
Programi i “Metro Sounds” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “Përrallë Mesdheu”.
Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Një javë më pas, në skenën e Metropolit do të ngjitet artisti i njohur italian Mario Mariani, një kompozitorë, pianist, interpretues i njohur për tingujt e tij të pazakonta. Stili shkon nga muzika bashkëkohore te shfaqjet teatrore, apo kolonat zanore te filmi, në Kanë, Venecia, Nju Jork dhe apo Berlin.
Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Java tjetër do ti kushtohet Turqisë. Një grup artistësh mes tyre edhe një shqiptar nga Mitrovica, Enver Muhamedi do të jenë në Tiranë për të dhënë concert në Teatrin Metropol. Koncerti i pianistit Etibar Asadli, Ekin Cengizkan dhe
Enver Muhamedi trajton muzikën xhaz të gërshetuar me motive etnike shqiptare, turke dhe azerbajxhanase. Ai përmban kompozime si dhe riarranxhime të motiveve të folkut të tri vendeve. Ritme të përbëra dhe melodi të tri vendeve gërshetohen nën hijen e xhamive të atij që ishte metropoli i botes lindore për 15 shekuj. Kulturat bashkohen, ndërveprojnë për t’u bërë një sound i ri, një Metro Sound Oriental.
Ky projekti I Teatrit Metropol do te organizohet ne bashkepunim me Balkan World Music Management. Më pas do të vijojë java greke dhe në fund gjatë muajit mars sipari do të mbyllet me dy koncerte nga Ansambli Tirana. Festivalit I është bashkangjitur edhe projekti poetic “Sriptum n’Sonus” i cili do të sjellë vargje nga poetët më të mirë nga Mesdheu.