Pas disa ditësh plot dramë, Ukraina ka vendosur të largohet prej garës së Eurovizionit këtë vit.
Për ata që e përcjellin Eurovizionin, largimi i Ukrainës vjen si lajm bombastik pasi shteti gjithmonë dërgon këngëtarë të fuqishëm dhe shpenzon para për performancën e tyre.
Pasi i bënë ftesë disa artistëve por nuk pranuan, televizioni publik i Ukrainës ka treguar sot se po tërhiqet nga gara në Izrael.
Këngëtarja MARUV ishte gati ta përfaqësonte vendin në Eurovizion por asaj iu kërkua ti anulonte të gjitha pjesëmarrjet në Rusi. Më pas edhe disa këngëtarë tjerë refuzuan të bëheshin lojë politike e televizionit ukrainas.
Ukraina e ka fituar Eurovizionin në vitin 2004, me Ruslanën, dhe në vitin 2016 me këngëtaren Jamala.