Kryeveprat muzikore të Puçinit, sonte koncert në TOB

E Enjte, 28 February 2019 14:22

Krijimtaria muzikore e Puçinit do të vijë mbrëmjen e sotme përmes një koncerti, që do të zhvillohet me solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit. Cikli i koncerteve recitale- solistike në Muzeun Historik Kombëtar nis këtë mbrëmje me pjesët më të zgjedhura nga krijimtaria muzikore e Puçinit. Një mbrëmje plot emocion, ku do të interpretohen pjesët Puçinit nga solistët, kuarteti i harqeve të orkestrës së TOB dhe solistët e rinj të koncertit të ciklit "Opera Soul". Sopranoja Ramona Tullumani dhe Simona Karafili do të jenë në koncert, tenori i njohur Armaldo Kllogjeri është po ashtu pjesë e koncertit, baritoni Solen Alla, bas Xhieldo Hyseni, Gëzim Bulçari në violinë, Nikola Kondakçi në violinë, Flobens Zyma në violë, Gëzim Hysi në violonçel dhe Lindita Kotorri në piano janë pjesë e koncertit, që do të zhvillohet sonte në mbrëmje. Solistët, kuarteti i harqeve të orkestrës së TKOB dhe solistët e rinj të koncertit të ciklit "Opera Soul" janë sonte në skenë për të kaluar një mbrëmje ndryshe nën tingujt e muzikës operistike. Koncerti i sotëm sipas drejtoreshës artistike Abigela Voshtina është me pjesët me përfaqësuese dhe ariet më të bukura nga kryeveprat e Puçinit. “Bëhen bashkë solistët, kuarteti i harqeve të orkestrës së TOB, solistët e rinj. Janë koncerte që vendosen gjithmonë në formën e  muzikës së dhomës dhe gjithmonë i përdorim për të nxjerrë repertorin e ri të këngëtarëve të rinj që do këndojnë, por jo vetëm, një pjesë është dhe për orkestrantët”, shprehet drejtoresha artistike Abigela Voshtina. Përmes këtyre koncerteve, që tashmë kanë nisur këtë sezon drejtoresha artistike Abigela Voshtina tregon mes të tjerave se synimi është edhe rritja e performancës artistike. “Kjo në të gjitha trupat, duke i dhënë programe specifike, të cilat nuk mund të bëhen në salla të mëdha, sepse janë programe më të vogla, ku nga një instrumentist i thjeshtë, një orkestrat i cili shoqëron këngëtarët kalon në një solist dhe kjo është diferenca e madhe që bëhet”, vijon më tej Voshtina. Koncerti mbrëmjen e sotme zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar dhe sjell krijimtarinë muzikore të Puçinit nuk mungojnë dhe pjesë nga opera “La Boheme” një kryevepër operistike. Drejtoresha artistike Abigela Voshtina vijon se “Opera Soul” është cikli i tretë, që përsëritet tek muzeu. “Gjithmonë që kur kemi lënë Teatrin e Operës dhe Baletit ne e kemi përdorur muzeun për koncertet, dhe gjithmonë kemi bërë po të njëjtin cikël ose me këngëtarët ose me kuartet me piano, ose vetëm kori me piano. Por gjithmonë e kemi përdorur muzeun për një publik që është mësuar me qendrën dhe për të bërë gjëra specifike më të vogla se sa opera e madhe, që bëhet në Pallat të Kongreseve”, tregon Voshtina. Më tej duke folur për krijimtarinë muzikore të Puçinit, drejtoresha artistike Abigela Voshtina shton se është njeriu që ka ditur pas Verdit të kapi më shumë ndjenjat humane. “Ti përshkruajë këto me partiturën dhe me kërkesat që ka pasur ai ndaj dirigjentëve në partiturë. Ashtu si dhe Verdi ai nuk ka shkruar shumë muzikë për kuartetin apo simfonike sepse i është dedikuar operave. Kanë shumë gjëra të përafërta dhe dëshira ime në këtë program ishte që ta fillonim me atë që është vuajtja më e madhe, me atë që ndjen njeriu dhe që është vdekja”, tregon mes të tjerave Voshtina. Pas këtij koncerti në vijim të këtij cikli do të zhvillohen dhe të tjerë me krijimtarinë e autorëve të njohur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...