“Prostituta” e Leka Bungos, 2 mbrëmje në teatrin “Skampa”

Premte, 01 Mars 2019 13:34

Drama “Prostituta” vihet përsëri për publikun artdashës në skenë. Vepra shkruar nga Leka Bungo në datat 2 dhe 3 mars do të jetë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Me regji po nga Leka Bungo në role janë aktorët Julinda Emiri, Viktor Zhusti, Bujar Asqeru, Mehdi Malka, Natasha Sela dhe Vangjel Toçe. Formulimi muzikor Diana Ziu, skenograf dhe kostumet Pano Kondo, as.regjisore Klaudia Bastari dhe producent Edmond Topi. Regjisori Leka Bungo po vijon dhe këtë vit turin në skenat teatrore me veprën e tij, por ai tregon se  ajo është shkruar gjatë qëndrimit të tij në Amerikë. “Drama është shkruar shumë vite më parë. Kur jetoja në New York. Isha larg Shqipërisë dhe isha i bindur që problemi që trajtonte, gjeta ime, ishte një nga problemet më serioze të shoqërisë shqiptare. Problem, i cili me kalimin e viteve edhe u agravua më shumë. Nuk është se gjeti një zgjidhje. Ndërsa për sa i përket asaj se pse pikërisht tani kur drama është shkruar me kohë, ajo s’varej nga unë. Këtë dramë Teatri Kombëtar e kishte. E dorëzova për ta vënë në skenë dhe nuk e miratoi”, thotë Leka Bungo.

Drama “Prostituta” është një histori e vërtetë deri në dhimbje. Ajo zë fill në vitet ‘90 ku një 16 vjeçare bie pre e prostitucionit dhe pas shumë vitesh gjithçka kërkon është hakmarrja. Drama fillon kur ajo kthehet nga Italia në Shqipëri, dhe vjen për tu hakmarrë ndaj atij që e çoi në Itali, por atë e gjen deputet. Autor në vepër Leka Bungo tregon se ai që sot është deputet dikur ka qenë skafist në Vlorë. “Hakmarrja që kërkon të bëjë ajo është krejt origjinale sipas mendimit tim. Ajo përcjell një mesazh, që është pothuajse edhe në Bibël i shënuar, që do të thotë njerëzit duhet të falin jo të hakmerren, kjo është një nga tezat e Biblës. Unë këtë e kam shtruar si problem në konfliktin themelor të dramës, dhe kjo tenton të përçojë mesazhin e saj, që njeriu duhet të falë dhe jo hakmerret. Mirëpo hakmarrja sipas personazhit kryesor është si orgazëm për njerëzit, dhe lufta që bëhet është ndërmjet dy ndjenjave të fuqishme, që ekzistojnë te njeriu, falja dhe hakmarrja. Dhe personazh kryesor në vepër veç kësaj gruaje është prifti, që mishëron këto ide që trajtohen te Bibla, që është pro faljes dhe zemërgjerësisë dhe kundër hakmarrjes. Por hakmarrja e kësaj gruaje është e veçantë”, shprehet autori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...