Koleksion i rrallë i gramafonëve vjen për publikun në kalanë e Tiranës

Premte, 01 Mars 2019 13:40

Ekspozita “Magjia e Gramafonit” u çel për publikun në kalanë e Tiranës. Më 1986 koleksionisti britanik Martin Moir i dhuroi Arkivit Qendror Shtetëror mbi 18.000 pllaka gramafoni, 20 gramafonë mekanikë dhe elektrikë, 2 fonografë dhe një mori revistash periodike kushtuar muzikës në pllaka (gramafoni apo vinyl). Kjo çoi në krijimin e Fonotekës së AQSH si sektor i zgjeruar. Në këtë ekspozitë paraqitet në origjinal koleksioni i fonografëve dhe gramafonëve, si dhe disa disqe gramafoni, LP dhe vinyl-e. Përmes kësaj ekspozite Arkivi i Shtetit shpalos një anë të panjohur të tij, pasurinë muzikore që ruan heshtazi prej 30 viteve. Pjesë e dhuratës së vitit 1986 janë edhe disa seri revistash, si “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone” apo botime lidhur me historinë e gramafonit dhe muzikës, disa prej të cilave janë ekspozuar pranë koleksionit të gramafonëve. Në hapjen e ekspozitës “Magjia e Gramafonit” ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe njerëz të artit dhe kulturës. Drejtori i arkivit Ardit Bido u shpreh se përmes kësaj ekspozite shkohet pranë publikut duke i njohur ata me histori dhe vlerat e trashëgimisë sonë. ““Ne duam që çdo pasuri arkivore që kemi ta pasqyrojmë dhe të jenë të aksesueshme për publikun, siç janë sot këto gramafonë. Me këtë ekspozitë vijmë ne tek njerëzit duke i njohur ata me objekte, histori si dhe me vlerat e trashëgimisë tonë. Gjithashtu këtë pasuri, siç është dhe ky koleksion gramafonësh që na e kanë lënë të tjerët, ne sot e ruajmë për t’ua lënë pasardhësve tanë”, tha drejtori Bido gjatë fjalës së tij në çeljen e kësaj ekspozite. Ekspozita e hapur nga Arkivi Qendror i Shtetit në kalanë e Tiranës është edhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ndër disqet e artë të këtij fondi që i përket trashëgimisë kulturore shqiptare është dhe Mesha Shqip. Kjo meshë u kremtua për herë të parë me 22 mars të 1908 në Katedralen Saint George  nga Fan Noli. Në përkujtim të 70 vjetorit të kremtimit të Liturgjisë së Parë Hyjnore në gjuhën shqipe, disku u prodhua më 1978 në Boston të SHBA. Pasuri e koleksionit janë dhe disa interpretime të aktorit Aleksandër Moisiu me dy monologjet Hamleti i Shekspirit dhe te Fausti i Gëtes, interpretim i 1912 i riprodhuar në Londër më 1977  në disk sterofonik. Këto janë disqe analogji “Aktorë të mëdhenj të së shkruarës” ku Aleksandër Moisiu është radhitur me aktorët më të mirë të asaj periudhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...