The New York Times: Gangsteri shqiptar në një film për krimin dhe dhunën

E mërkurë, 17 Prill 2019 15:47

Do të ishte një zgjedhje e zgjuar për ata që jetojnë në pjesë të caktuara të Bronksit t’i referoheshin djalit muskuloz dhe me tattoo, John Rezaj-t thjesht duke e quajtur “John”, ose duke përdorur inicialet “J.R”.

Në rastet kur duhet t’i drejtoheshe me admirim për bëmat e tij në jetën e natës, mund ta quaje edhe “Albanian Keith Richards”. Në asnjë rast ai nuk do të dëshironte të quhej “Një gangster shqiptar”.

Rezaj, 49-vjeçari shqiptar që rrjedh prej një familjeje emigrante, e cila e la Shqipërinë kur ai ishte ende fëmijë, ka miq dhe bashkëpuntorë prej të gjithë qarqeve shoqërore, disa prej të cilëve nuk janë dhe aq të kujdesshëm ndaj ligjeve.  Në vitin 2016, ai pati kënaqësinë të ndihmonte një regjisor të ri, i cili donte të mësonte më shumë për gangsterët shqiptarë.

Të dy ata u takuan shpesh në bare që njihen si të shqiptarëve, ku John Rezaj së bashku me të pranishëm të tjerë flisnin për kohët e vjetra. Këto biseda e ndihmuan regjisorin Matthew A. Brown, të niste krijimin e një historie imagjinare rreth gangsterëve shqiptarë. Një ditë, Zoti. Brown i bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë Rezaj-t: Do të dëshiroje të luaje rolin kryesor?

Tashmë filmi ka përfunduar dhe ka nisur të bëjë xhiron e festivaleve, edhe pse mbështetësit e tij po kërkojnë ende për një distributor. Ylli i këtij filmi, i cili nuk është trajnuar asnjëherë në fushën e aktrimit dhe e ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tij si i rritur duke shmangur qendrën e vëmendjes dhe ditën gjithashtu, e ka gjetur veten mes njerëzve në industrinë e filmit, duke bërë foto selfie me bashkatdhetarë që kanë dëgjuar rreth këtij filmi.

“Ajo që më është kërkuar të bëj më vjen tepër natyrshëm”, tha John Rezaj gjatë një pasditeje në një bar teksa shoqëronte konjakun me një cigare, në pjesën e Parkut Morris të Bronksit. “Unë u rrita në një parajsë gangsterash”, vijon ai të rrëfejë për jetën e tij.

Adhuruesit e tij shqiptarë, nuk janë të vetmit që po shikojnë filmin.  Në festivalin e pavarur të filmit “Method Fest”, në Beverly Hills të Kalifornisë, gjatë muajit të shkuar, çmimi “John Garfield” për aktorin më të mirë do të ndahej midis dy fituesve. Njëri ishte Ethan Hawke, i cili luante në filmin “Stockholm” dhe tjetri i cili po priste me dyshim nëse emri i tij do të shqiptohej, ishte John Rezaj. Të dy ndanë së bashku suksesin duke fituar këtë çmim, përkthen nga The New York Times.

ër të qeshur është se ai nuk po aktron në fakt. Matt më tha: “Aktro duke vepruar ashtu siç do të bëje normalisht, në realitet”, kujton Rezaj regjisorin teksa e këshillonte.

John Rezaj, ishte 6 vjeç kur familja e tij shkoi në Bronks pas largimit nga Shqipëria përmes maleve. Një udhëtim që ai e ka të vështirë ta përshkruajë pa u emocionuar.

“Ne na hodhën në llogore” u shpreh, për ditët e para të viteve 70’ në New York. “Nuk mund të vish në Amerikë dhe të shkosh menjëherë në një lagje të mirë”.

Ai ishte një fëmijë rruge. “Njihni ndonjë 15-vjeçar që del nga shtëpia duke mbajtur një armë?”, pyeti ai. Duhet të bëhesh si dikush tjetër që të mund të mbijetosh. Unë duhet të bëhesha ashtu si rruga e kërkonte”.

Ai u bë pjesë e një telashi kur ishte 20 vjeç. “Ishte një mosmarrëveshje trafiku me një shpërndarës droge”, tha John. “Djali më sulmoi. E pashë disa muaj më vonë dhe ia ktheva monedhën duke e goditur me një shkop bejsbolli”.

John Rezaj u paraqit në Gjykatën Federale në vitin 1992 dhe u akuzua për sulme kriminale ndaj një punonjësi federal. Ai qëndroi për më shumë se 4 vite në burg. “Ditët e gladiatorit për mua”, shprehet ai teksa sjell në mendje kujtimet e errëta të së shkuarës, përkthen nga The New York Times, Lapsi.al .

“Kur dola jashtë, bota u bë e imja”, tha Rezaj. Ai hapi një bar kafe fillimisht, dhe më pas disa bare të tjera.

Që nga ajo kohë, Parku “Morris” u bë një bazë për operacionet kriminale të shqiptarëve, veçanërisht të një grupi kriminal, i cili quhej “Korporata” dhe drejtohej nga Alex Rudaj.

Rudaj së bashku me të tjerët u akuzuan dhe dënuan për shantazh, lojra fati të paligjshme dhe zhvatje.

“Ata nuk donin të bënin para duke përdorur stilin e vjetër”, tha një prokuror në vitin 2005 gjatë argumentave të tij përmbyllese në gjyq. “Ata kërkonin t’i arrinin qëllimet e tyre përmes frikësimit, dhunës dhe kërcënimeve”.

Rezaj, i cili nuk është akuzuar në këtë rast, nuk pranoi të tregonte nëse kishte patur gisht në krimin e organizuar. Kur po flitej për këtë temë ai tha gjëra të përgjithshme duke buzëqeshur dhe ngritur supet.

“Përfundimisht duhet ta lini atë jetë”, tha ai teksa fliste në “Luke’s Lounge”. “Roja im është gjithmonë sy e veshë. Unë jam një person i njohur në këtë qytet. Këtu ka njerëz që nuk më pëlqejnë. Ka shumë gjëra prej të së shkuarës, të cilat nuk zhduken”. Parakrahu i djathtë i tij është prekur nga një plumb prej të cilit për pak shpëtoi gjallë, 11 vite më parë.

Sot ai jeton në Westchester me nënën e tij. Ai u njoh me zotin Brown, kur regjisori, i cili ishte intriguar nga bëmat e gangsterëve shqiptarë pasi kishte lexuar rastin e Rudaj-t, shkoi në lagjen e Rezaj-t duke bërë pyetje.

“Nëse do arrij të bëj diçka të mirë dhe të vërtetë, më duhet të flas me këto njerëz”, u shpreh 46-vjeçari Brown, i lindur në Afrikën e Jugut.

“Sa herë dilja me John, do të dëgjoja histori që më dukeshin si filma”, vijoi më tej Brown teksa tregonte për impaktin e fuqishëm që kishte patur prej gangsterit shqiptar.

Fillimisht Brown shkruajti një skenar të gjatë për një ngjarje e cila kishte në qendër hakmarrjen dhe zhvillohej në Kosovë e New York. Më tej, ai bëri një përmbledhje prej 12 faqesh të një tregimi shumë më tepër lokal dhe ia tregoi Rezaj-t. Ndërsa më vonë nuk do të kishte nevojë për asnjë skenar.

“Ju jeni vetë ngjarja. Ju dhe të gjithë historitë që më keni treguar janë vetë skenari”, kujton Rezaj, teksa rrëfen për bashkëbisedimin me regjisorin.

Brown, me ndihmën e Rezaj-t, arriti të mblidhte një kast të vogël kryesisht me aktorë amatorë nga Bronks.  Gruaja e regjisorit Brown, aktorja Ashley C. Williams, e cila ka luajtur dhe në filmin horror “The Human Centipede”, luan rolin e një personi të qetë në një botë me burra të dhunshëm.

Filmi, i cili u xhirua për 12 ditë në Bronks, Queens dhe Brooklyn, tregon historinë e Leon (që e luan Rezaj), ish-pjesëmarrës në krimin e organizuar, i cili bëhet i varur nga ndjenja e hakmarrjes për të vrarë personin që e spiunoi dhe prej të cilit ai u burgos kur ishte fare i ri.

Në rrjedhën e filmit që zgjat 81 minuta, Leon bëhet i pandjeshëm prej varësisë nga kokaina dhe konjaku, duke kryer vrasje në bare dhe rrugë me një pistoletë të cilën e strehonte nën brez.

Të futej në këtë rol për Rezaj-n ishte tepër e lehtë. E vetmja gjë e vështirë për të në shesh xhirim ishin orët e tejzgjatura të punës dhe përsëritja e dublave.

Një tjetër mosmarrëveshje e krijuar mes regjisorit të filmit dhe aktorit kryesor pas përfundimit të filmit, lidhet me titullin e vendosur. Rezaj nuk e pëlqen titullin që Brown ka vendosur.

“Unë isha i lodhur” tha Rizaj. “Do të gjykohem prej atij titulli”.

Ndërsa Brown shtoi: “Shqiptarët kanë tendencën që të mos e pëlqejnë titullin, por çdokush tjetër e pëlqen shumë atë”.

Filmi quhet: “Gangsteri Shqiptar”Përkthim nga The New York Times/Klajdi Thaçi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...