Aretha Franklin u nderua edhe me një çmim pas vdekjes.
Çmimet Pulitzer për kontributin më të madh në gazetari dhe art u dha mbrëmë në Universitetin e Kolumbisë në New York.
Legjenda e muzikës Solu, Franklin mori një çmim të veçantë për “kontributin e pashlyeshëm prej pesë dekadash në muzikën amerikane”.
Midis laureatave ishin agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters, gazeta New York Times dhe Los Angeles Times.
Ndër të tjera, çmimet e fotografive iu dhanë Reuters dhe Washington Post, ndërkohë që çmimi për gazetari hulumtuese iu dha gazetarëve të Los Angeles Times.
Ndryshe, këngëtarja amerikane kujtojmë se ndërroi jetë gjatë muajit gusht të vitit të kaluar.