Brook fiton çmimin “Princesha e Asturias”

E Enjte, 25 Prill 2019 13:11

Britaniku Peter Brook, i cilësuar si regjisori më i mirë i teatrit i shekullit XX, u shpall sot fitues në Spanjë i çmimit ”Princesha e Asturias” në kategorinë e arteve.

”Peter Brook, 94 vjeç, ende aktiv, ka hapur horizonte të reja për dramaturgjinë bashkëkohore duke kontribuar ndjeshëm në shkëmbimin e njohurive midis kulturave kaq të ndryshme si ato të Europës, Afrikës dhe Azisë”, shkruan juria në një komunikatë.

I vlerësuar edhe më parë me çmime prestigjioze si një ”Molier” në fushën e regjisë në vitin 1991 për ”Stuhia” të Shekspirit, Peter Brook u shndërrua përgjatë karrierës së tij, kryesisht në Britani të Madhe dhe në Francë, në një legjendë të teatrit.

”I cilësuar si regjisori më i mirë i teatrit të shekullit XX, Brook është një nga reformatorët më të mëdhenj të arteve skenike’’, shtoi juria duke cituar veprat “Marat-Sade” (1966) apo “Le Mahabharata” (1985), një poemë epike në nëntë orë të mitologjisë hindu që ai e përshtati në film në 1989.

Login to post comments