Struga mirëpret artistët në edicionin e katërt të festivalit "K’tu fest"

E Enjte, 25 Prill 2019 13:12

Festivali i teatrove “K’tu fest”, mbrëmë ka hapur dyert për artistët. Në këtë edicion të katërt të festivalit i cili mbahet në Strugë, gjatë pesë netëve sa zgjatë ky festival, do të shfaqen vepra teatrore nga autorë shqiptarë dhe të huaj.

Aktorë të njohur shqiptarë si: Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Yllka Mujo, Zijadin Selam, etj, mbrëmë ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij festivali.

Gjatë kësaj mbrëmje është shfaqur edhe premiera e dokumentarit nga autorja Merita Cocoli rreth historikut dhe zhvillimit të teatrit të Korçës. Personazhe të këtij dokumentari ishin aktorë, regjisorë, kineastë e njerëz të artit nga Korça të cilët shpalosën përvojën artistike të këtij teatri.

Po ashtu është ndarë çmimi “Art Gratia Artis” e cila iu nda politikanit Niko Pelleshi si mirënjohje për angazhimin e tij të pa kursyer për kulturë e art. Ndërkaq, më pas është shfaqur një program muzikor me serenata korçare nga këngëtarja Laxarela.

Festivali vazhdon sonte me një program, të pasur ku nga Teatri i Shkupit do të jepet shfaqja “Shfaqja që shkron mbrapsht” e regjisorit Agon Miftari.

Festivali “K’tu fest” i cili ka filluar mbrëmë dhe do të zgjasë deri më datë 9 gushtë, organizohet çdo vit në Strugë nga regjisorët Olsa dhe Xheladin Poshka dhe gjatë këtyre viteve në festival kanë parakaluar aktorë dhe shfaqje nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Rumania etj. 

Login to post comments