Shuhet aktori i madh i humori Muhamet Liko.
Parodisti i njohur vlonjat është ndarë sot nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Aliko vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa prej disa ditësh ishte për kurim në Itali.
Muhamet Aliko numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41-vjeçar.
Ai mban shumë tituj dhe çmime ndërsa se fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin ‘Mjeshtër i madh’.
Liko është baba i dy fëmijëve.
Ndarja nga jeta e Muhamet Likos është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare, ndërsa familja humbi njeriun e shtrenjtë.