Teatri, Romir Zalla: Nëse shkon drejt luftës, luftë le të ketë

Saturday, 27 July 2019 12:55

Përplasjet për Teatrin Kombëtar kanë hyrë në një fazë të re. Gazeta e njohur gjermane, ‘Frankfurter Allgemeine’ shkruan se protesta për teatrin vjen pas protestave studentore dhe atyre opozitare. A shkon kjo kauzë përtej mbrojtjes së një godine? Cilët janë skenarët që na presin?  

Ja çfarë thotë aktori Romir Zalla:

Është bërë një vit e gjysmë që protestohet përpara godinës së Teatrit Kombëtar, për projektin që thuhet se do të marrë jetë. Mëngjesin e së mërkurës, pati përplasje midis forcave policore dhe aktivistëve. Si mund ta përkufizoni ju këtë betejë jetëgjatë?

Preferoj ta quaj qëndresë, megjithëse nëse kjo punë do të shkojë drejt luftës, luftë do të ketë. Është rezistencë qytetare mbi një vit e gjysmë ndaj padrejtësisë, paligjshmërisë, korrupsionit, vjedhjes dhe propagandës. Qëndresë e nisur nga artistët, të cilëve u janë bashkuar edhe aktivistë, intelektualë, studentë, gazetarë dhe qytetarë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nënshkroi mëngjesin e së enjtes marrëveshjen me artistët, se sapo të jetë në mazhorancë do të anulojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, PD-ja mori përsipër që Teatrin Kombëtar ta shpallë monument kulture, duke e ndalur përgjithmonë prishjen e tij, për t’i hapur rrugë vetëm restaurimit. Çfarë mendoni për këtë pakt me opozitën?

Ajo ‘kontratë’ është firmosur si një akt publik, ku politika zotohet se nuk do të bëjë si t’i dojë qejfi me Teatrin dhe në dëm të tij. Personalisht nuk besoj te premtimet politike në përgjithësi. Nesër, edhe politikës së krahut tjetër ‘do t’ia fus gishtin në sy’ nëse tallet me teatrin. Një gjë është e sigurt: Qëndresa jonë besoj se i ka bërë politikanët e të gjithë krahëve që të kuptojnë se ka ikur koha kur mund të bësh gallatë me teatrin dhe popullin në përgjithësi.

Një përplasje finale, si dhe kur e shihni?

Unë besoj se me një ligj të paligjshëm të kthyer dy herë dhe të ankimuar në Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, të kundërshtuar nga ndërkombëtarët, dhe që në fund të fundit ka skaduar që në dhjetor të vitit 2018, me projekte plagjiaturë, të kundërshtuara dhe të pezulluara, me konkurse të hapura me urgjencë dhe konflikte interesi midis firmave private, publikes, bashkisë që nuk ka tagër fare dhe mungesës totale të shkresave dhe vendimeve zyrtare të firmosura dhe vulosura në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, përplasja finale do të jetë ligjore. Tregimet e forcës, sikurse ndodhi mëngjesin e së mërkurës, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë se sa të dëshpëruar, frikësuar, të nxituar janë dhe se sa e paligjshme dhe e padrejtë është kjo çështje. Kush ka sy dhe veshë duhet ta ketë kuptuar tashmë këtë. Neve na ka mbetur veç fjala dhe mbështetja e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve. Koha do ta tregojë kush ka të drejtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...