Nga Teatri Kombëtar i Tiranës tek Shën Sofia e Stambollit

Tuesday, 14 July 2020 11:23

Nga Genc Pollo
Në prill 2009, asokohe zëvendëskryeministër, i prija delegacionit shtetëror shqiptar në të dytin Forum Global të Aleancës së Civilizimive që mbahej në Stamboll. Kjo aleancë, që ndërkohë kishte marrë status zyrtar nga OKB-ja, ishte një iniciativë e kryeministrit turk Erdogan dhe e atij spanjoll Zapatero në vitin 2005 e synonte tolerancë, mirëkuptim e bashkëjetesë jo thjesht paqësore por mundësisht miqësore midis qytetërimeve, traditave kulturore e fetare të botës.

Propozimi i saj vetëm katër vjet pas sulmit mbi Kullat Binjake në New York, profili i dy kryeministrave si dhe elemente të tjera e bënin të qartë se në fokus ishte në radhë të parë raporti midis Europës e Perëndimit në njërën anë dhe shteteve me popullsi myslimane në anën tjetër. Çdo shtet pjesëmarrës do të adoptonte një plan kombëtar për të nxitur tolerancën, mirëkuptimin e bashkëjetesën miqësore.

Pas një viti e në vijim të kësaj fryme, me Stambollin si Kryeqytet Europian i Kulturës për vitin 2010, kryeministri Erdogan deklaronte: “Ky është një qytet europian, me zemrën, kulturën, e qytetërimin e tij, me njerëzit e tij, me të shkuarën e të ardhmen e tij ka shikuar gjithmonë drejt Europës. Stambolli ka formësuar kulturën europiane dhe është formësuar prej saj”. 10 vite më vonë, po në Turqi, Këshilli i Shtetit anullon një dekret të Ataturkut që Shën Sofinë, kishën më të madhe e më të famshme të Konstandinopjës, të kthyer në xhami pas pushtimit osman në v. 1453 e shndërronte në një muze të hapur për tërë. Po atë ditë Presidenti Erdogan me një dekret të posaçëm ngarkon Dianetin, komitetin për çeshtjet fetare me rikthimin e Shën Sofisë në xhami si dhe personalisht njofton ditën kur në të do të falet namazi i xhumasë. Më tej akoma në versionin arabisht të deklaratës zoti Erdogan shtoi një paragraf që mungonte në atë anglisht ku shpallej se hapi tjetër çlirimtar do të ishte për xhaminë Al Aksa në Jeruzalem. Kjo e fundit është nën kontrollin e Izraelit dhe menaxhimin e Jordanisë.

Prej asaj dite debatohet nëse sekularizmi ataturkas i shekullit 20 ka më vend në Turqinë fetariste të shekullit të ri, nëse statusi muze a mos ishte profanim për të dyja besimet dhe a mund të kishte përdorim dual të godinës së kultit. Gjithashtu ngrihet pyetja nëse besimtarëve myslimanë në Turqi u nevojitej me doemos një xhami tjetër kur ekzistueset janë të panumërta si dhe vihet në dukje se edhe të krishterët të paktë në numër kanë shumë kisha funksionale në dispozicion. Por këto janë çështje për një shënim tjetër. Ajo që rëndon sot është se kthimi i Shën Sofisë në xhami u dënua e kritikua nga pothuaj të gjitha instacat në Europë, Perëndim e më gjerë përfshi edhe nga përfaqësues turq e myslimanë, të cilët besojnë sinqerisht në tolerancën, mirëkuptimin e bashkëjetesën miqësore mes feve e kulturave.

Sovraniteti kombëtar e ligji ndërkombëtar

Shën Sofia e Stambollit dhe Teatri Kombëtar i Tiranës dallojnë shumë për nga pesha historike e forca simbolike. E para është botërisht e famshme prej një mijëvjeçari e gjysmë ndërsa CV e plotë e teatrit tonë, që nga themelimi i tij në 1938 si Rrethi Skanderbeg e këtej, për shumë vetë, përfshi autorin e këtyre radhëve, u bë e njohur gjatë debatit për të në dy vitet e fundit.

Ajo që i bën të ngjasojnë është justifikimi i qeverive kundrejt kritikës ndërkombëtare: “Është çështje e brendshme; është domen i sovraniteti kombëtar!” Ndërkohë që në të dyja rastet kemi të bëjmë me veprime që kanë efekte përtej kufijve të shtetit dhe që cenojnë interesa jomateriale europiane e botërore. Kjo është e dukshme në rastin e Kishës së Stambollit si dhe u formulua qartë për Teatrin e Tiranës nga kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian muajin e shkuar kur foli për “shkatërrim të trashëgimisë kulturore europiane”. Në të dyja rastet qeveritë refuzuan dialogun me grupet e interesit, “stakeholders legjitimë” të brendshëm apo të jashtëm. Përtej këtij refuzimi edhe më e shqetësuese është shkelja e rregullave e impenjimeve ndërkombëtare. Në vitin 1985 me kërkesë të qeverisë turke Shën Sofia u përfshi nga UNESCO në Sitet e Trashëgimisë Kulturore.

Ky status e bën të detyrueshëm që çdo ndryshim fizik apo ligjor i sitit mund të ndodhë pas konsultimit apo edhe aprovimit ndërkombëtar. Po kështu kompleksi i Teatrit Kombëtar u përfshi sivjet në shtatë sitet kulturore më të rrezikuara të Europës nga organizata Europa Nostra, partnerja e parë e Komisionit Europian në këtë lëmë. Kjo e fundit, pas komunikimeve me qeverinë e me nxitjen e Komisionit Europian kishte siguruar nga Instituti i Bankës Europiane të Investimeve edhe fondet për projektin e restaurimit. Por as në Tiranë e as në Stamboll nuk morën mundimin të ndiqnin rregullat ndërkombëtare e të vetëpranuara.

P.S Edhe një rresht për dallimet midis kishës e teatrit: motivet e qeveritarëve turq duket se janë politiko-elektorale; ato të qeveritarëve të Tiranës janë ekspozuar si kryekëput korruptive. Në Stamboll u veprua me letra, procedura e deklarata por jo me dhunë fizike. Në Tiranë qeveria sulmoi që pagdhirë me polici e buldozerë aktivistët e ndërtesën historike ngjashëm me talebanët që shkatërruan statujat e Budës në Bamyan, Afganistan.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
14 korrik 2020

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...