Nga Aurenc Bebja, Francë.
“L’Auto” ka botuar, të mërkurën e 16 dhjetorit 1942, në ballinë, një rrëfim të rrallë për futbollistin e talentuar shqiptar nga Mitrovica, Riza Lushtën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ai thjesht kaloi…
Në fund të verës së vitit 39, një i ri u paraqit me modesti para drejtuesve të “SO Montpellier”.
“Unë jam një student nga Shqipëria”, u tha ai, “dhe do të doja të luaja futboll në ekipin tuaj.”
Kandidati dha provat dhe…u integrua menjëherë.
Por një javë më vonë, ngjarjet e detyruan atë të kthehej në Itali.
Futbollisti në fjalë ishte Lushta, të cilin që prej atëherë e seleksionuan në Squadra Azzurra (kombëtaren italiane) dhe aktualisht luan në të majtë te Juventusi, midis Meazza-s dhe Ventimiglia-s. Dhe Juventusi mundi liderin (kryesuesin) e kampionatit, Livornon.
Drejtuesit e skuadrës së Montpellier-it pranojnë se nuk janë gati të gjejnë një sulmues të kësaj vlere.../Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania