Festivali i Teatrit në Elbasan, trupa nga e gjithë bota në edicionin e 21-të

E Enjte, 10 October 2019 14:54

Festivali ndërkombëtar i teatrit kontemporan “Skampa 2019” mbërrin në edicionin e 21 në qytetin e Elbasanit. Këtë vit, pjesë e festivalit do të jenë14 trupa teatrore, një larmi prurjesh bashkëkohore, që vijnë nga Azerbajxhani, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, SHBA, Kosova dhe qytete të tjera shqiptare. Përgjatë gjithë ditëve të festivalit nga data 10 deri më 17 tetor do të vihen në skenë gjithsej 17 performanca, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Librazhd, Peqin, apo ambiente të tjera jashtë teatrit. Artistë të shquar të skenës shqiptare, evropiane dhe botërore do të jenë pjesë e këtij edicioni, si artistja e shquar e filmit dhe teatrit Maia Morgenstern (Rumani), Carlos Espinal (SHBA), Tamer Levent (Turqi), Zoltan Balazs (Hungari), etj. Drejtori i festivalit, regjisori Adonis Filipi shprehet se “Skampa 2019” paraqitet me dy panele, nën slloganet “Shenjat” dhe “Atlas of transitions 2”. “Si një event dinjitoz i ballafaqimit të prurjeve bashkëkohore, festivali është parë edhe si një platformë e praktikimit të përvojave bashkëkohore teatrore, si një festival laborator. Gjatë ditëve të këtij edicioni të 21-të do të mbahen dy workshop-e mbi praktikat teatrore, me studentë, si dhe të tjerë të interesuar për artin skenik, në Elbasan dhe në Tiranë, në teatrin e Metropolit, ndërkohë që do të zhvillohet edhe një masterklas i drejtuar nga artistja Maia Morgenstern, me studentë të Universitetit të Arteve, në “ArTurbina”, pohon drejtori Filipi. Festivali nis sot në Elbasan në teatrin “Skampa”, por drejtori Adonis Filipi shton se do të zhvillohen një sërë veprimtarish të ndryshme. “Festivali ndërkombëtar i teatrit kontemporan “Skampa” nuk ndjek vetëm një model kulturor, por njëkohësisht prodhon art e kulture edhe të zhanreve të tjera. Një sërë veprimtarish të ndryshme kulturore do të shoqërojnë festivalin, siç janë koncertet, ekspozitat, aktivitetet letrare, vizitat e artistëve të huaj në objektet historike të Elbasanit, muze, kala, etj”, tregon ai.

Prurjet në festival

Artistë shqiptarë dhe të huaj do të jenë në skenë, por drejtori Adonis Filipi shprehet se si festival i formave të reja “Skampa 2019” kërkon të theksojë efektin e fuqishëm, që ka natyra diakronike, përtëritëse e gjuhës teatrore, efektin e fuqishëm të prurjeve teatrore përmes këndvështrimit bashkëkohor të artistëve të teatrit. Sipas tij, vetëm përmes këtij efekti, teatri vazhdon të na afrojë më pranë njëri-tjetrit edhe sot, duke hapur kështu shtigje të reja nga shprehjet krijuese në përçimin e së vërtetës. “Bota vazhdon të jetë e trazuar, emigracioni, refugjatët me tragjeditë e tyre kanë dëshmuar se jeta e tyre po kthehet kokëposhtë pa ndonjë shkak të dukshëm. Këta njerëz janë këtu. Ata takohen dhe bisedojnë në teatrin bashkëkohor. Ata kërkojnë përgjigje. Ata simpatizojnë njerëzit në sfida, për një jetë më të mirë, një sens drejtësie. Ja pra, ky është tehu tjetër që rrok temën e mësipërme e që vjen me titullin “Atlas of transition2”, nënvizon Filipi. Këto dy synime sipas tij, kanë qenë kriteret kryesore në selektimin e prurjeve të këtij edicioni. “Kanë aplikuar mbi 150 trupa e kompani teatrore nga vendi e bota, gjë e cila na bën të ndihemi krenar për vokacionin e festivalit “Skampa”, por njëkohësisht edhe më të ndjeshëm ndaj përgjegjësive konceptuale dhe organizative”, shprehet më tej drejtori Adonis Filipi. Edhe këtë vit vështirësitë nuk kanë munguar për zhvillimin e festivalit, por drejtori Adonis Filipi tregon se kanë vazhduar punën falë këmbënguljes dhe pasionit, që të ruajnë vlerat. Organizimi i festivalit në këtë edicion vjen si një bashkëpunim mes Asociacionit Artistik A.T.K dhe shoqatës“Tjetër Vizion”, pjesë e projektit europian mbështetur nga Creative Europe “Atlass of transitions”, mbështetjes së Bashkisë Elbasan, Ministrisë së Kulturës, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...