“Heroides” nga Ovidio, një shfaqje e teatrit italian në skenën e Metropolit

Premte, 01 November 2019 10:04

Shfaqja “Heroides" u shfaq për publikun premierë në skenën e teatrit të Metropolit. Në skenën shqiptare kjo shfaqje erdhi me interpretimin e gjashtë artisteve të huaja. “Heroides”, është një përmbledhje e letrave të shkruara nga Ovidio. Improvizimet dhe shkrimet skenike, përshtatja dramaturgjike dhe regjia nga Elena Bucci. Në skenë interpretuan Giorgia Cocozza, Alessandra De Luca, Angela De Gaetano, Emanuela Pisicchio, Maria Rosaria Ponzetta dhe Andjelka Vulic. Kjo shfaqje erdhi për publikun falë një bashkëpunimi nga teatri Metropol me teatrin italian “Koreja” nga Lecce. “Heroides” (Heroinat) u përcollën me emocione nga publiku, ku muzika mban emrin e Giorgio Distante. Në materialin për veprën thuhet se Ovidio i imagjinon heroinat e mitit të kujdesshme për t’u shkruar letër burrave të tyre, duke u rrëfyer për dashurinë, braktisjen, tradhtitë. Për herë të parë në historinë e letërsisë përballemi me një roman epistolar, ku gratë i adresojnë mesazhin e tyre heshtjes dhe mungesës së tjetrit. Zëri i poetit ndërthuret me zërin e tyre për të treguar tërë mitin, por edhe për t’i dhënë një dritë të veçantë dhe shpesh ironike fatit të grave, vuajtjeve të tyre të padrejta, cilësive të tyre shpesh të injoruara, të zhgënjyera, të tretura. Në materialin për veprën shpjegohet, se ai e bën këtë me ironinë e inteligjencës dhe të krijimit, e njëjta që ka mbështetur shumë gra në udhëtimin e tyre, e njëjta gjë që i bën artistët krijesa pa seks dhe identitet, të përkushtuar ndaj krijimit dhe ri interpretimit të historive dhe personazheve më të larmishme pa gjykuar, por duke u përpjekur për të kuptuar. “Duke ndjekur shembullin e ndritshëm të Ovidios, i cili bëhet mediumi i një kori që shpesh herë është hedhur poshtë nga historia, u japim zë dhe trup disa heroinave të mitit, pak a shumë të famshme si Fillide, Enone, Arianna, Canace, Fedra dhe Medea. Ato janë ironike dhe tragjike në të njëjtën kohë, ashtu si dhe vetë jeta, ato janë dado, korifej, mikesha, motra, nëna, gjyshe, halla dhe komentojnë, marrin pjesë, bien në kundërshtim, gjykojnë, ndryshojnë mendim, mallëngjehen, ndryshojnë. Një vepër në muzikë, ku hasen këngë të lashta që zgjojnë ndjenjën e lidhjes me tokën, ku njeriu lind për t’u zgjeruar, më tej, vështrimi drejt gjithë botës”, thuhet për shfaqjen “Heroinat”.

Teksti i shfaqjes përbëhet nga 21 letra dashurie, të cilat mendohet se janë shkruar nga heroinat e famshme për burrat e tyre, të dashurit ose të dashuruarit. Gra të dashuruara, të braktisura ose të tradhtuara, shfaqja është një udhëtim në mitin fantastik klasik, intriguese dhe tepër aktuale, në të cilën dashuria bëhet protagonistja e një opere tërësisht femërore. Ndonjëherë i mbushur me dëshpërim, zemërim dhe trishtim, herë të tjera, mbushur me dëshirë, pasion dhe ëmbëlsi. Një udhëtim në kohë drejt tragjedisë antike dhe mitit, e cila e shndërron dhimbjen në buzëqeshje, duke e bërë atë jetë dhe ushqim për një vizion të ri, në të cilin lufta për shtypjen midis gjinive është vetëm një kujtim i së cilës duhet të argëtohesh me lehtësim, një fazë marrëzie për të ndaluar udhëtimin e njerëzimit. Gratë rifitojnë zërin e tyre, gjithashtu dialogojnë me poetin Ovidio dhe gjenitë e tyre paraardhës, të cilët ndërtuan mrekullitë e artit dhe kulturës duke praktikuar tmerrin e skllavërisë dhe përmes brishtësisë së tyre ata bëhen dëshmitarë të brishtësisë dhe varfërisë së shumë të tjerëve, burra, gra, fëmijë. Kjo shfaqje u mundësua edhe nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në kuadër të javës së XIX të gjuhës italiane në botë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...