Ndodh që rinia ka në mesin e tyre shumë artistë të talentuar por duke mos patur mbështetjen e duhur dhe as mundësine ekonomike mbeten në hije
Një ndër ta është e reja nga Mirdita me banim në Kamez, Anxhi Pjetri, e cila ka talent pikturën.
Ajo bën dhe dhuron pikturat e saj për miqtë dhe të afermit e saj sepse nuk ka asnjë mbështetje nga dikush që mund ta reklamojë punën e saj e ku nga kjo të vleresohet puna e saj e mundi i saj të kthehet në fitim me vlere monetare . Anxhi ka folur për fillimet e veta në pikturë që në moshë të vogël, dhe ka thënë:
“Me pikturën kam filluar të merrem që e vogël.Mbaj mend si fëmijë me mjaftonte një laps dhe shkarravisja kudo. Jo vetëm ky profesion, por secili profesion përmban një sfidë në vete, pasi që mungon investimi dhe mbështetja, por gjithashtu edhe vleresimi dhe arritjet per sa i përket artit është ende e ulët, edhe pse ka pasur një përparim vitet e fundit. Komplimentet gjithmonë më japin një emocion dhe me japin motivim që të punoj më shumë. Ka shumë komente që marr përmes rrjeteve sociale e të them të drejten me frymëzojnë e me japin kurajo për të vazhduar me tej me pikturën e për t;ia arritur qëllimit për tu bërë nje piktore me “emer” në një të ardhme të afërt . Njerëzit i konsiderojnë punimet e mia ekspresive, delikate, spirituoze. E çmojnë lojën tredimensionale”.
Ja disa prej pikturave te Anxhit: