Violinisti i njohur shqiptar në Zvicër Tedi Papavrami, ka treguar se si po përballon këtë kohë pandemie.
Ai ka treguar se kriza e krijuar nga koronavirusi, ashtu si shumë të tjerëve, i ka ndryshuar rrjedhën e jetës dhe tashmë po i përshtatet situatës së re.
Si po i kalon këto ditë të koronavirusit?
“… Me shumë anulime, këtu në Zvicer sistemi nuk është edhe aq i rreptë, kemi të drejtë të dalim, por në mënyrë pak të kufizuar.”
Sa i përket situatës së epidemisë në Francë, Spanjë apo edhe Shqipëri, violinisti u shpreh:
“Më duket një katastrofe e madhe, nuk e kam të qartë ku do shkojë, sa impakt do të ketë, do e ketë të lartë për të gjithë njerezit, për çdo lloj njeriu… Tani kam filluar ta shoh edhe në ëndërr.”
Me situatën e re, si e mbush 24 orëshin?
“Kjo nuk është pjesë e veshtirë, puna e përditshme me violinë mbetet e vetmuar. Kam ndërruar disa repertore. Ditet e mia kështu kanë qenë gjithmonë. Ndërsa, mësimet tani i jap me skype. Po ja edhe sigurisht rri duke marrë lajme… nga Franca, prindërit i kam atje. Më duket gje e mire që në Shqipëri u morën masa në mënyrë të shpejte dhe të fortë…”
Ndërsa, i pyetur për politikat e ndryshme të ndjekura nga Zivca (më liberale) dhe ato të ndjekura në Francë që janë më pak liberale, Papavrami shpjegoi se dy vendet ndryshojnë në mentalitet.
“Kjo ndryshon sepse Franca nuk ka një mentalitet shumë gjermanik. Ndersa Zvicra është më shume gjermane sesa Franca. Kështu që pergjegjesia individuale është mjaft e fortë tek njereëzit. Nuk është e nevojshme të imponohet në mënyrë të rreptë. Edhe në Zvicër ka shumë të sëmurë në krahasim me popullatën,” u shprehet ai.
Sa i përket përdorimit të maskave nga ana e qytetarëve, violinisti u shpreh se ato janë prioritet për personelet mjekësore, por qytetarët në shumicën e rasteve i bëjnë vetë në shtëpi.
Në fund, violinisti shqiptar me famë botërore uroi që njerëzit të kenë sa më shumë durim në këto kohë të vështira dhe që ta kalojnë situatën sa më lehtë. /abcnews.al/