Bujar Qamili mbledh artistët në Pallatin e Kongreseve

Saturday, 19 May 2018 09:12

Mjeshtri i madh i këngës qytetare Bujar Qamili sjell recitalin e tij të radhës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Mbrëmjen e së dielës mes shumë të ftuarve të muzikës dhe humorit shqiptar, ai sjell në këtë skenë 18 hite muzikore, nga të cilat pjesa më e madhe vijnë nga repertori i përzgjedhur dhe tejet i larmishëm i këngës qytetare Shkodrane. Me regji nga Osman Mula dhe me pjesëmarrjen e artistëve nga Shkodra, Vlora e më gjerë, artisti i njohur Bujar Qamili shprehet për një koncert recital, që ka përmasa të mëdha. “Për mua është koncerti i katërt në Pallatin e Kongreseve. Këtë koncert e bëj gjithmonë, një herë në 5 vite. Kësaj radhe, si herët e tjera, koncerti ka shumë përmasa të mëdha, qofshin shpenzime dhe nga ana artistike. Koncerti do të shfaqet për publikun nga RTSH dhe falenderoj për mbështetjen drejtorin e përgjithshëm Thoma Gëllçi”, pohon këngëtari Bujar Qamili “Mjeshtër i madh”. Të ftuarit e kësaj mbrëmje muzikore nuk janë pak. Janë emra artistësh ndër më të njohurit dhe të vlerësuarit nga publiku, e si gjithmonë artistët e humorit nuk do të mungojnë. Në këtë mbrëmje krahas këngëtarit Bujar Qamili tij do të interpretojnë këngëtarët Shkëlzen Jetishi, Mateos Frroku, por nuk do të mungojë as humori brilant i mjeshtrave shkodranë Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Dana Xhaj dhe Muhamed Çekini. “Ne do ta korrim dhe një fitore meqë s’po mundemi të fitojmë në futboll, por artistikisht jemi në nivelin që kërkon vetë qyteti jonë”, tha mes të tjerave Anton Kaftalli. Koncerti që do të bëjë bashkë artistë të njohur dhe do të transmetohet nga RTSH këtë herë vjen me titullin “Këndo Bujar me të bukurin za”, ku sipas organizatorëve vetëm nga Shkodra do të jenë të pranishëm mbi 1 mijë spektatorë. Koncerti vjen nën moderimin e prezantueses së mirënjohur Silvana Braçe. Bujar Qamili është ndër këngëtarët më të mirë të këngës popullore shqiptare e veçanërisht të asaj shkodrane. Fillimisht ka kënduar në koncertet e fëmijëve, që organizoheshin në atë kohë në shkollë. Këtu lindën edhe shkëndijat e para të talentit të tij në muzikë. Më pas, aktivizohet në “Grupin e Rinisë". Për herë të parë në skenë është ngjitur në vitin 1974.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...