Çmimi letrar “Kadare”, njihuni me 10 shkrimtarët finalistë dhe veprat e tyre

Saturday, 19 May 2018 18:54

Juria e çmimit Kadare, e cila çdo vit ndahet nga Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës është mbledhur sot për të seleksionuar 10 autorët që do të kalojnë në fazën finale. “Juria e çmimit Kadare u mblodh sot për të vendosur 10 autorët që do të garojnë për çmimin e madh. Pas një diskutimi mbi autorët dhe veprat konkurruese u vendos që vetëm 10 prej tyre të garojnë për çmimin e madh”, tha Alda Bardhyli, koordinatore e çmimit Kadare. Sipas saj, në përzgjedhjen e 10-të autorëve juria ka qene pothuajse unanime, duke i parë si veprat që mbartin gjithë elementët e duhura që duhet të ketë një vepër letrare.

“Tashmë konkursi Kadare ka hyrë në një fazë tjetër. Juria do të mblidhet sërish ditën e martë më 22 maj për të vendosur 5 finalistet, e këtij çmimi”, thotë Bardhyli. Juria e çmimit Kadare këtë vit kryesohet nga Kim Mehmeti një emër i njohur i letrave shqipe dhe në përbërje janë emra të njohur të letrave si Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili. “Ky konkurs i rëndësishëm për letërsinë shqipe kulmon me Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do ti bashkohen një konference shkencore me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare. Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensionin letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarëve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhin më interesant për veprat e tyre”,- thotë Bardhyli.

Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autor shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare.

Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.

Finalistët:

1. Vera Bekteshi Një rrugë e gjatë pa krye roman

2. Zija Cela Dialli komik roman

3. Virgjil Muci Piramida e shpirtrave roman

4. Gazmend Krasniqi Triologjia e Shkodrës roman

5. Sokol Thana Guvernatori i shtëpisë së vogël roman

6. Rudina Cupi Shenjat e pikësimit roman

7. Thanas Dino Prishja ose Ndërrimi dhe ndalimi roman

8. Alion Çaçi Tregime të Rinisë tregime

9. Bashkim Hoxha Një ditë si Skëndërbeu roman

10. Shpëtim Selmani Libërthi i dashurisë roman

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...