Çështja e emrit të Maqedonisë, grekët paralajmërojnë protesta të tjera në Athinë

E Enjte, 07 June 2018 19:04

Vetëm pak ditë përpara Samitit të NATO-s në Bruksel kur Maqedonia pritet të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë, më 8 korrik në Athinë janë paralajmëruar protesta kundër zgjidhjes që do të përmbante termin “Maqedoni”.

Protesta e një dite më parë në 24 qytetet e ndryshme të Greqisë kaloi përgjithësisht e qetë dhe pa pjesëmarrje masive sikurse protestat e shkurtit.

Ndërsa sipas organizatorit të protestës Oton Jakovidis qëllimi i protestës së fundit nuk ishte pjesëmarrja masive por betonimi i qëndrimit grek kundër përdorimit të termit “Maqedoni” nga fqinji si dhe organizimi i referendumit për cilëndo emër për të cilën palët do të bien dakord.

“Protestat e para në Selanik dhe Athina dëshmuan numrin e madh të qytetarëve që nuk pranojnë që emri i Maqedonisë t’i jepet vendit fqinj, ndërsa te protesta e djeshme, qëllimi nuk ishte të tregohet pjesëmarrja, por se populli është plotësisht i koordinuar në bazë të vendimit të miratuar me rezolutat e protestave të mëparshme. Populli jo vetëm që kundërshton që fqinjit ti jepet emri Maqedoni por kërkon organizimin e referendumit” – tha Oton Jakovidis, organizator i protestës në Greqi.

Ndërkohë sipas zëdhënëses të Grekëve të Pavarur, partnerit të koalicionit qeveritar të kryeministrit Cipras, mobilizimi përmes protestave forcon pozitat negociuese të grekëve.

“Mendoj se kishte njerëz që i përkisnin gjithë spektrit ideologjik…Protestat me të vërtetë e treguan patriotizmin e grekëve, frymën dhe dëshirën e grekëve që të mos përdoret termi Maqedoni”– deklaroi Madalena Papadopulo, zëdhënëse e Grekëve të Pavarur.

Protesta që u zhvillua para një dite u vlerësua si e suksesshme edhe për numrin e pjesëmarrësve por edhe faktit që kaloi pa incidente. Ata morën mbështetjen e partive opozitare, autoriteteve lokale por edhe nga priftërinjtë, raporton Alsat M.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...