Familjarët e "gylenistit" ikin nga Kosova, kërkojnë azil në Gjermani  

Premte, 08 June 2018 10:14

Bashkëshortja dhe dy djemtë e Mustafa Erdemit, drejtor i kolegjit “Mehmet Akif”, i arrestuar dhe i dëbuar muaj më parë për në Turqi, kanë ikur nga Kosova dhe besohet se kanë kërkuar azil në Gjermani. Largimin e tyre nga vendi e kanë konfirmuar për “Zërin” koordinatori i Kolegjit, si dhe avokati mbrojtës. Ambasada Gjermane është deklaruar se nuk mund t’i konfirmojë këto informata, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Arrestimi dhe dëbimi për në Turqi i Mustafa Erdemit, drejtor i kolegjit “Mehmet Akif”, ka bërë që familjarët e tyre të mos ndihen të sigurt në Kosovë pavarësisht premtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj se Qeveria të cilën ai e drejton do të kujdeset për ta.

Pikërisht për shkak të frikës së mund të ekstradohen për në Turqi në të njëjtën mënyrë si kryefamiljari i tyre Mustafa Erdem, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij tashmë janë larguar nga Kosova.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se bashkëshortja dhe dy djemtë e Mustafa Erdemit ndodhen në Gjermani, në të cilën besohet se kanë kërkuar azil.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...