Retorika e ashpër Kosovë - Serbi paralajmëron finalen e dialogut

Premte, 08 June 2018 10:22

Deklaratat e autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, të cilat kohët e fundit përmbajnë fjalor të ashpërsuar dhe akuza të ndërsjella lidhur me dialogun ndërmjet dy vendeve, vazhdimin ose jo të dialogut për tema të caktuara, si dhe lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, po e dëmtojnë vet procesin e dialogut, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë


 Përderisa zyrtarë të caktuar të Qeverisë së Serbisë, së fundmi, u janë referuar zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës si “lordët e luftës” që “nuk mund të flasin për paqe”, si dhe me akuzat se po e bllokojnë dialogun, në anën tjetër, zyrtarët të caktuar të Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se do të refuzojnë dialogun nëse nuk flitet për të gjitha marrëveshjet. “Ose do të zbatohen të gjitha marrëveshjet ose asnjëra”, kanë thënë ata.
Politologu Behlul Beqa, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se dialogu i deritashëm në Bruksel, shikuar në tërësi, e ka orientuar shtetin e Kosovës më shumë drejt dështimit se sa drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.
“Këtë po e vërteton edhe retorika e përdorur nga Beogradi, por kohët e fundit edhe nga Prishtina. Prandaj, është e vështirë që me këtë retorikë të kthehet procesi në drejtimin e duhur. Si duket, palët më tepër janë të gatshme që përmes ashpërsimit të gjuhës, të përgatisin ambientin për zgjidhjen që eventualisht mund të nodhë”, theksoi Beqa.
Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteti serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se retorika e ashpër e të dyja palëve, autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, është produkt i interpretimeve të ndryshme të marrëveshjeve të Brukselit, e veçanërisht të asaj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, autoritetet e Beogradit insistojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, ndërkohë që autoritetet e Kosovës refuzojnë një gjë të tillë, për të cilin refuzim, siç thotë ai, kanë të drejtë.
“Në të vërtetë, Beogradi gjithmonë dëshiron të vë në pah se ai është për dialog, se nuk dëshiron që dialogu të ndërpritet dhe se dialogu nuk ka alternativë. Në këtë mënyrë përpiqet ta bartë përgjegjësinë dhe fajin te Prishtina, duke thënë se Prishtina është ajo që po sjellë deri te ndërprerja e dialogut".
Por, mendoj që nuk do të vijë deri te ndërprerja e dialogut. Aktualisht, dialogu është duke ngecur, por në një moment, bashkësia ndërkombëtare do të ushtrojë presion të fuqishëm mbi Prishtinën dhe Beogradin dhe dialogu do të vazhdojë. Zgjidhja për asociacionin do të jetë në përputhje me marrëveshjen dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në të vërtetë, ashtu edhe qëndron në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Nojkiq.
Por, a po e thellojnë qëllimisht hendekun ndërmjet tyre palët e përfshira në dialog, para finales së procesit i cili, si, para finales së procesit, i cili siç është paralajmëruar, do të përmbyllet me marrëveshje juridikisht obliguese për të dyja shtetet?
Politologu Beqa vlerëson se përmes retorikës së ashpër, palët po paralajmërojnë se po shkojnë në drejtim të zgjidhjes më radikale të problemit.
“Gjuha që po përdoret tregon se ambiciet e palëve janë më radikale, në kuptimin e përgatitjes për një proces më radikal, që nënkupton ngritjen e statusit të serbëve dhe Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në nivelin e autonomisë territoriale ose në kuadër të një niveli tjetër territorial, me qëllim që në fazën përfundimtare të bëhen zgjidhje të karakterit etnik, gja që do të ishte një formulë shumë e dëmshme, sa për Serbinë aq edhe për Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian”, u shpreh Beqa.
Por, sipas Nojkiqit, gjuha e ashpër e palëve, Kosovës dhe Serbisë, në fakt paralajmëron finalen e dialogut.
“Ne gjithmonë kemi pasur kështu, kur ka ekzistuar një finale. Në prag të finales fillimisht ka pasur polemika të ashpra. Kjo kryesisht ka qenë praktikë deri më tash, jo vetëm në këtë mosmarrëveshje, por edhe në ato të kaluarat. Gjithmonë kur arrihet te finalja dhe zgjidhja e problemit, vije deri te përpjekja që të merren pozicionet që mund të jenë të përshtatshme për njërën ose palën tjetër. Kjo është arsyeja bazë se pse Prishtina dhe Beogradi janë mjaft të ashpër, ndërkohë që të dyja palët janë të vetëdijshme se si do të jetë zgjidhja”, tha Nojkiq.
Sidoqoftë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur disa herë se shqiptarët e Kosovës nuk duan zgjidhje kompromisi dhe dëshirojnë që nga dialogu t’i fitojnë të gjitha. Sipas tij, për këtë, ata e kanë mbështetjen e partnerëve perëndimorë, të cilët edhe e kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka theksuar se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve, por finalja e dialogut do të jetë proces i vështirë dhe me kompromise. Koha.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...