Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 12 vjet burgim dy të akuzuar për shitje dhe shpërndarje të drogës kurse tre persona tjerë janë liruar nga akuza.
Shqiptari I.L ka marrë dënimin me tetë vjet burgim dhe 16 mijë euro gjobë ndërsa Sh.L është dënuar me katër vjet burgim dhe 12 mijë euro gjobë. Nga akuza janë liruar M.L. N.B. dhe Xh.R.
“Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimin e dëshmitarëve, ka konstatuar se I. L. dhe Sh. L. me datë 16.12.2016, me dashje dhe përgatitje paraprake, në bashkëveprim, me qëllim shitje dhe shpërndarje, kanë transportuar substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 kilogram e 723 gram (dyqind e katër dhjetë kilogram e shtatëqind e njëzet e tre gram), të paketuara në 234 paketime të vendosura në roleta tëdritareve, që kishte për destinacion shtetet si në Zvicër, Gjermani etj”, shkuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.