Pas 27 viteve mbyllet një kapitull me shumë negociata. Arrihet marrëveshja historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e saj të ri, ndërsa ajo do të quhet ‘Maqedonia e Veriut’.
Dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndësishme u bënë ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e BE, Federika Mogerini, Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, si dhe zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.
Marrëveshja u nënshkrua në Nivici të Greqisë, mes Nikolla Dimitrov dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Koxias. Pas ceremonisë së nënshkrimit, liderët e dy vendeve dhe delegacionet ndërkombëtare do të qëndrojnë edhe në anën maqedonase të Prespës.