Policia italiane kapi më shumë se 26 kg drogë të llojit heroinën dhe kokainë, si dhe sekuestroi 39,000 euro cashh dhe lëshoi 7 urdhra arresti për hetimin “Amarcord”, kryer nga Njësia e Hetimit të Karabinierëve të Ravenës.
Një hetim i lindur si rezultat i vrasjes së një shtetasi shqiptar 32 vjeçar në vitin 2015 në parkingun e spitalit të Ravenës: kjo një përplasje mes grupeve shqiptare dhe afrikano-veriore e cila është duke u zhvilluar për të kontrolluar trafikun e drogës në territor.
Pika e dyqanit ishte qendra tregtare Le Befane në Rimini ku takohen tregtarët e drogës dhe klientët.
Sipas autoritete italiane: Hetimet nisën pas të shtënave që u shënuan më 16 Maj 2015 në parkingun e urgjencës së Spitalit të Ravenna-s. Në atë rast, u arrestuan një tunizian, Abdessalem Aissaoui 40 vjeç dhe italiani Francesco Liuzzi 37 vjeç, për tentativë vrasje ndaj 32-vjeçarit shqiptar Xhevair Gjojdeshi. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa e goditur.
Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e atij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që bashkëpunuan me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.
Siç e kanë përcaktuar hetuesit sot, grupet janë dy, të dallueshme nga njëri-tjetri:
E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarët. Kryesisht ata trafikonin në Itali, kokainë nga Shqipëria. Pas importit në Itali, e përpunonin e më pas e shpërndanin te shpërndarësit e drogës. Karabinierët kanë konfiskuar një laborator me mbi 20 kg drogë (heroinë e kokainë), të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.
Banda e dytë, ajo e shpërndarësve, përbëhej nga tunizianë. Këta të fundit shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe zonat përreth.
Aktiviteti i dy grupeve ka vazhduar nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pastaj erdhën hetimet dhe aksioni ku gjashtë persona u arrestuan:
R.I., 32 vjeç, me kombësi tuniziane;
N.I., 37 vjeç, me kombësi tuniziane;
K.V., 32 vjeç, me kombësi italiane;
A.A., 42 vjeç, me kombësi shqiptare;
E.A., 47 vjeç, me kombësi shqiptare;
I.P., 38 vjeç, me kombësi shqiptare.