Lista e personave të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për vepra dhe incidente të ndryshe është e gjerë.
Por publikisht të shpallur në kërkim janë vetëm nëntë persona, katër prej të cilëve të nacionalitetit serb.
Në uebfaqen zyrtare të Policisë së Kosovës figurojnë fotot e të kërkuarve e që shumë prej tyre qëndrojnë aty prej vitesh.
Policia kërkon nga të gjithë ata që kanë njohuri për vendndodhjen e tyre të telefonojnë në numrat zyrtar apo në stacionin më të afërt policor.
Në listën e të kërkuarve publik janë: Radomir Kasalovic, Dusan Jovanovic, Ratomir Bozovic, Branislav Rakic, Petri Salihu, Korab Zogjani, Agron Kryeziu, Ilir Abdullahu dhe në një rast tjetër kërkohen disa persona për incidentin e ndodhur në vitin 2012 në Sallën e Kuqe në Prishtinë ku u pengua dhunshëm promovimi i revistës “Kosova 2.0”.