“I rrezikshëm, i keq dhe person që punon në favor të Serbisë”. Kështu e ka cilësuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.
Teksa ka folur lidhur me deklarimet e kreut të shtetit për korrigjim kufijsh, deputeti tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Ndërsa që ai ‘paralajmëron’ se Hashim Thaçi është futur në një skenar të rrezikshëm
Po ashtu ai flet për veprime konkrete nga Lëvizja Vetëvendosje, për ndaljen e këtij skenari të Hashim Thaçit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën.
Për Selimin, nuk bëhet fjalë për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën, por ‘një skenar i rrezikshëm për shitjen e një marrëveshje të rrezikshme në mes dy personave: Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç’, siç thekson ai.