Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka marrë një kërcënim nga person/a të panjohur. Kërcënimi i shkuar në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt.
Sipas burimeve nga Indeksonline brenda policisë mësohet se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bije shkalla e rrezikshmërisë.
Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht.