Zbutja e qëndrimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nuk e zbeh reagimin e fortë që ka shkaktuar deklarata e tij për korrigjim kuæjsh, si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku beson se ndarja e kufijve është pjesë e axhendës së bisedimeve të ardhshme me Serbinë, por peshorja e humbjes rëndon në anën kosovare. Në një intervistë me gazetaren Elda Menga për “News24”, Çejku thotë se Presidenti Thaçi duhet të ishte më i qartë me propozimin e tij, pasi ndarja e kufijve është cikël delikat për rajonin. “Kjo tezë për mendimin tim ishte e parakohshme dhe e panevojshme. Një tezë e tillë teorikisht mund të hidhej nëse palët do të ishin në negocim e sipër, dhe nga BE dhe ndërmjetësimit duhet të thuhej se një opsion i tillë po diskutohej. Është jashtë logjikës së negociatave, sepse edhe negociatat kanë kriteret dhe kushtet e tyre. Përderisa e hapi këtë temë, Presidenti Thaçi duhet të ishte pak më i sinqertë dhe i qartë se çfarë kërkohej. Tendenca për ta politizuar këtë koncept duke kthyer në skenë debatet e vjetra politike midis liderëve, tregon se ka tendencë për ta mbuluar si çështje. Gjithë faktorët duhet të përfshihen në këtë debat”, u shpreh ai. Mungesa e reagimit nga Tirana zyrtare, shihet me sy kritik nga ish-diplomati shqiptar, për vetë rolin stabilizues që vendi ynë ka në rajon.
“Kur është fjala për stabilitetin e rajonit, kur është fjala për çështjen kombëtare, unë mendoj se klasa politike në Shqipëri duhet të reagojë e gjitha dhe duhet të ketë qëndrimet e veta, dhe jo të strukemi të gjithë dhe të nxjerrim vetëm Thaçin si një tabelë qitje. Stabilitetit i rajonit futet në një cikël delikat. Dhe për aq kohë sa Shqipëria është faktor stabilizues për rajonin, duhet të reagojë. Unë besoj se Presidenti Thaçi në bisedimet e tij informale me Brukselin, me Serbinë, apo aktorë të tjerë, mund të kenë përafruar një qëndrim të tillë dhe ai e bëri publik, por që Shqipëria të
shkëputet plotësisht nga çështja e Kosovës, kjo nuk është e drejtë. Nuk është as reale. Sado që ne të përpiqemi të bëjmë rolin e strucit sikur nuk kemi ne ndikim në rajonin mbarëshqiptar, kjo nuk mund të gënjejë asnjë fakto të jashtëm”, u shpreh Çejku. Replikën e fortë në distancë të Hashim Thacit me Sali Berishën, ish ambasadori e lexon si tentativë për të mbuluar rëndësinë e çështjes. “Nuk ishte fare e këndshme, ajo që ndodhi, pra akuzat e Thaçit ndaj Berishës. Presidenti i Kosovës bëri një hap të vonuar mbrapa, dhe e vlerësoj. Vlerësoj edhe qëndrimin e ish-Presidentit Berisha, i cili zgjodhi të shmangte këtë debat të panevojshëm dhe të padobishëm. Historia nuk ndryshon faktin që secili ka dhënë kontribut apo ka bërë gabime. Këtë do e gjykojë historia. Është herët që protagonistët të gjykojnë njeri-tjetrin”, tha Çejku. Krerët e shtetit, ashtu si dhe liderët e opozitës, po shijojnë pushimet e gushtit. Ndërsa ish-Presidenti Sali Berisha ishte i pari që theu heshtjen për tezen e Presidentit kosovar për ndarje kuæjsh. Reagimit të tij këtë të hënë iu bashkëngjit edhe ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili e quajti Kosovën “Jerusalemin e shqiptarëve”, duke e lexuar tezën e ngritur “jo vetëm si çështje të një shteti, por kolonën kryesore të Sigurisë Kombëtare për shqiptarët”.