Gjatë operacioni antidrogë në Greqi policia ka kapur një automjet që vinte nga kufiri në Artë me mbi 53 kg marijuanë. Operacioni u finalizua në Kompoti, Artë ku u ndalua një mjet dhe u arrestuan dy shqiptarë, një vajzë 21-vjecare dhe shoferi 33-vjec.
Me ndihmën e qenit brenda mjetit në vende të improvizuara enkas, policia gjeti dhe sekuestroi 52 pako me 53 kg 620 gramë marijuanë. Pakot ishin të lidhur me litarë që ndihmonin në nxjerrjen e tyre jashtë mjetit.