Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp ka deklaruar prerë se synimi i tij nuk është ndryshimi i kufijve.
“Nuk do të ketë luftë vetëm konsensus. Synimi im nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre dhe bashkimi me Kosovën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kujtoj se vetëm nga Presheva janë larguar 12 mijë banorë. Po flasim për demarkacionin e 400 km kufij.”, tha Thaçi në konferencën për shtyp. Sipas tij kjo marrëveshje sjell mundësi të reja, dhe nuk duhet pasur frikë prej tyre.
“Marrëveshja për asosacionin në 2013 është shumë e qartë. Por pas 10 vitesh do të jetë shumë vonë për vendime në favor të qytetarëve”, tha ai.