Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Bashkinë e Vlorës, gjatë të cilës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.
Ai është takuar me kryebashkiakun Dritan Lelin, i cili i ka dhuruar në statujë të Ismail Qemalit.
Ai do të vizitojë Sheshin e Flamuri dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit, ku pritet të mbajë edhe një konferencë.
Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë.
Në vitin 2012 Haradinaj është nderuar me titullin 'Qytetar Nderi i Vlorës'. Kryeministri i Kosovës nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni dhe titulli u tërhoq nga bashkëshortja e tij.