Për çështjen e idesë së Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë ka folur më në fund kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ajo është shprehur kategorikisht kundër. Gjatë një të takimi ditën e sotme me kryeministrin e Bosnjës e Hercegovinës, kancelarja Merkel tha se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj 'nuk mund të bëhet'.
'Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjet në këto pyetje shtesë,” tha Merkel.