Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se përcaktimi i kufijve me Kosovën është vetëm ide dhe ka paralajmëruar se për propozimet konkrete e për atë se çfarë do të thotë zgjidhje kompromisi, do të flitet në shtator.
"Që nga shtatori do të duhej të bisedohej për gjëra konkrete, për atë se kush çfarë e mendon kompromisin. Këto ide për të cilat është dëgjuar, nuk do të thotë se do të pranohen”, citon agjencia serbe e lajmeve beta të ketë thënë Daçiqi.
Ai ka shtuar se po përmenden bisedimet konkrete për në shtator sepse në këtë muaj fillon tubimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e BE-së po i ngutet për shkak të skadimit ë mandatit pasi në pranverën e ardhshme mbahen zgjedhjet evropiane.
Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se deri më tash për Kosovën flitej si për çështje të zgjidhur, porse, sipas tij, tani pozita e SHBA-së ka ndryshuar dhe kjo hap mundësi që të flitet si të respektohen interesat e dy palëve.
Ai ka thekuar se shqiptarë nuk po e kuptojnë se situata ka ndryshuara pasi mendojnë se Serbia vetëm duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
"Shqiptarët me kompromis po mendojnë t’i marrin Preshevën e Bujanocin, nuk e di çfarë mendojnë nëse ne themi se ato i duhet të mbesin në Serbi" tha Daçiq duke shtuar se për të gjitha idetë duhet biseduar.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me serbët e jugut nëse bëhet përcaktimi i kufijve, ai ka thënë se së pari duhet parë a është përcaktimi i i kufijve i pranueshëm e pastaj të shihet si mund të bashkohen ato rajone.