Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sërish sa i përket idesë së Presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën. Haradinaj Ka thënë se kjo është e pamundur të ndodhë.
Sipas shefit të Qeverisë, kushdo që në emër të Kosovës flet për territorin e saj në Bruksel, bën tradhti kombëtare, e ndryshimi i kufijve do të thotë luftë e re.
“Nëse Serbia na e jep Preshevën e marrim me qef, s’jam kundër. Shumë ngjarje e mirë. Por që të negocion dikush territorin e Kosovës së pavarur e shpallur më 17 shkurt në territorin e vetë nuk e ka askush këtë të drejtë. Pra nuk e ka Presidenti Thaçi ose një president tjetër apo dikush prej neve”, tha Haradinaj në Interaktiv të KTV’së.