Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje e cila mund të implementohet, që është e qëndrueshme dhe e cila nuk sjell jo stabilitet për asnjë shtet në regjion.
Kështu i është thënë gazetës boshnjake, ‘Dnevni Avaz’, nga një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka rikujtuar se SHBA-të përkrahin vazhdimin e procesit të dialogut mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.
“Normalizimi i raporteve mes dy vendeve duhet të jetë fryti i marrëveshjes përfundimtare. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë në çdo mënyrë dhe të përkahim të dy palët në procesin e dialogut, që të arrihet një marrëveshje sa më e pranueshme”, është thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sipas të njëjtit, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare shtron nevojën që të dy palët të jenë fleksibile dhe të kenë vizionin e duhur lidhur me këtë.
Kujtojmë se tash e një kohë është aktualizuar çështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar vazhdimisht se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton në asnjë formë ndarje apo shkëmbim të territoreve. Zeri.info