Treni përplas makinën, vdes një grua

Tuesday, 04 September 2018 08:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dush në komunën e Klinës, ku treni ka përplasur një makinë dhe një grua ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë që në mesin e të lënduarve ishin edhe dy fëmijë.

‘Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit Mercedes në vendkalimin e trenit, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK’, tha Ibraj.

‘Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar’, ka thënë Ibra.auto_40610506-332941930778608-685775443877429248-n_1536004899-4943391536009593.jpg