Aktori i njohur i humorit bëhet baba për herë të parë: Zoti na bekoi me një djalë

Tuesday, 04 September 2018 14:12

Aktori shqiptar i humorit, Visjan Ukcenaj, i cili është bërë i njohur nga emisioni humoristik “Apartamenti 2XL”, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e mirë ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku shkruan se mbrëmë bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë.

“Mbrëmë Jona solli në jetë Djalin tonë. Zoti na bekoi me një Engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju Gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shkruan aktori, për fëmijën e tij të parë, të cilit i urojmë jetë të gjatë!

visjan