Eksperti gjerman Nič: Këmbimi i territoreve - hapi i parë drejt një Shqipërie më të madhe

Tuesday, 04 September 2018 17:22

Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk nuk do të përfundojë këtu, thekson në intervistë me Deutsche Wellen, eksperti i shoqatës gjermane, DGAP për Deutsche Wellen.

DW: Thaçi dhe Vuçiçi po planifikojnë të këmbejnë territore. Uashingtoni nuk është kundër. Pas bisedës me Donald Trump, kancelarja Merkel nuk ishte aq e një kuptimtë në deklaratën e saj, sikurse më parë. Edhe Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në kuadër të takimit joformal në Gymnich tha vetëm se nuk ishte ide e mirë të ndryshoheshin kufijtë. Kjo tingëllonte më shumë si këshillë se sa si refuzuzim. Mos është Gjermania duke e zbutur qëndrimin e saj lidhur me kufijtë në Ballkan?

Milan Nič: Nuk do të shikoja patjetër nuancat. Qëndrimi i Berlinit është mëse i qartë. Gjermania ka qenë gjithmonë konsekuente dhe shumë e qartë lidhur me këtë çështje. Së pari, pas dyerve të mbyllura, gjatë takimeve të kancelares Merkel në Berlin me presidentin Vuçiç dhe presidentin Thaçi, dhe më pas me kryeministrin e Bosnjës. Ajo e ka folur këtë edhe me kryeministrin kroat Plenkoviç. Ndoshta nuk ka dashur t'i hedhë benzinë zjarrit duke bërë edhe një deklaratë tjetër, pas asaj të gushtit 2013. Por unë nuk shoh asnjë ndryshim te qëndrimi  i Gjermanisë. Janë të tjerë ata që kanë ndryshuar.

Për kë e keni fjalën?

Uashingtoni posepo. Deklarata e John Bolton për mendimin tim është një shenjë se amerikanët po shohin për alternativa, meqë nuk janë më të interesuar. Ata nuk e shohin rolin e Amerikës si udhëheqës. Ky është për ta një problem që i mbetet Europës. Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës.

Përse Thaçi dhe Vuçiçi sollën propozimin e ndryshimit të kufijve?

Kur presidenti Thaçi ishte për vizitë në Berlin, ne e kishim të ftuar në DGAP së bashku me ambasadorin Ischinger, dhe Thaçi atëherë e përjashtoi qartë mundësinë e ndryshimit të kufijve. Ishte një gjë e mirë që e tha publikisht, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë nuk e di se përse. Nga pala serbe është e qartë, se për ta ky ka qenë gjithnjë një opsion, qysh prej vitit 1999. Dhe tani presidenti Vuçiç thotë se njohjen e Kosovës mund ta justifikojë para opinionit publik duke marrë diçka si kompensim, pra, territor.

A është ky opsion realist?

Është realist nëse liderët vendas janë të vendosur ta realizojnë dhe aktorët kyçë të jashtëm, fuqitë e mëdha, do ta lejojnë. Por unë jam pak i shqetësuar se kjo histori nuk do të mbarojë me kaq.

Cili do të jetë efekti i saj?

Nuk është puna te korrigjimi i kufijve. Unë besoj se është një çështje komplekse. Është iluzion të mendosh se do të kemi vetëm një këmbim të vogël territoresh. Është e kuptueshme që është shumë tërheqëse në këtë pjesë të vogël të Ballkanit, kur kemi parasysh Kosovën e Veriut dhe Preshevën, por nuk do të mbarojë aty. Do të jetë një hap prapa që do të fillojë në Mitrovicë dhe të nesërmen do të ketë një ndarje të madhe të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë. Dhe ka shqetësime edhe për negociata dhe marrëveshje paralele mes Prishtinës dhe Tiranës. Pra, me fjalë të tjera, në një periudhë kohe afatgjatë ky këmbim territoresh mbi baza etnike shihet si një hap drejt një Shqipërie më të madhe.

 Milan Nič, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Europën Qendore dhe Lindore. Një nga fushat e tij të ekspertizës është Ballkani Perëndimor.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 17:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...