Gjykata e Apelit në Shkup si të pabazë e refuzoi ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për lëndën “Tanku” dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve.
Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër viteve e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi.
Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovksi me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vjet burg.
Të dy më pas parashtruan ankesa për aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit në Shkup.
Gjykata Apelit ka konfirmuar masën e dënimit për ish kryeministrit Nikolla Gruevski në rastin “Tanku”. Nga ana tjetër, Gjykata e shkallës së dytë ka ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër