Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut Bahtiri viziton Ujmanin, thumbon Thaçin

Diel, 07 October 2018 15:22

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ka vizituar sot liqenin e Ujmanit.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka shkruar se liqeni i Ujmanit është një vend i mrekullueshëm.

“Ashtu sikurse ne, edhe Policia e Kosovës meriton të ketë pushim për vikend”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Me 29 shtator, në ditën kur Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar protestën kundër idesë për shkëmbimit të territoreve, presidenti Thaçi kishte vizituar liqenin e Ujmanit, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

Në përcjellje të tij ishin edhe shumë forca policore, e madje edhe njësi speciale, për të cilat reagoi ashpër Beogradi zyrtar, madje duke i dhënë urdhër ushtrisë që të jetë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë ushtarake.

Login to post comments