Veseli kërkon dënimin e sulmuesve të dy shqiptarëve në Novi Sad

Hënë, 08 October 2018 21:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad.

Veseli ka kërkuar nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës ka thënë nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook se Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie dhe duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën.

Reagimi i plotë i Kadri Veselit:

Me shqetësim mora lajmin për sulmin e kryer ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad. Pa dashur të paragjykoj për rrethanat dhe shkaqet e sulmit, kërkoj nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë. Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie. Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën. Të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

Login to post comments