‘Luftë’ për bileta Kosovë-Maltë, policia përdor gaz lotsjellës

Hënë, 08 October 2018 20:21

Numri i lartë i të interesuarve për bileta për ndeshjen Kosovë-Maltë, ka bërë që policia të përdorë gaz lotsjellës për të qetësuar turmën e qytetarëve.

Ditën e sotme pasi dolën në shitje biletat, të shumtë ishin qytetarët që rendën në sportele, por numri i madh i tyre ka bërë që të krijohet kaos në Dardani. Ndaj, duke marrë shkas nga rrëmuja e krijuar, policia përdori spraj për të përhapur turmën.

Në fotot që kanë publikuar mediat kosovare shihet se si qytetarë kanë përfunduar të shtrirë përtokë ndërsa fërkojnë sytë nga gazi lotsjellës.

Login to post comments