Ndryshimi i kufijve, reagon diaspora shqiptare

Saturday, 13 October 2018 17:25

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork u ka kërkuar përmes një letre të gjithë liderëve politikë shqiptarë e kosovarë të angazhohen për ato që ai i cilëson si çështje kritike dhe e para në listë është ideja e shumëdiskutuar e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Duke kujtuar rolin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë së Kosovës, investimeve në rajon apo lobimit në përgjithësi me politikbërësit amerikan në favor të interesave të shqiptarëve, ky organizëm praktikisht kërkon që zëri i tij të dëgjohet ndërsa paraqet pretendimin kyç, atë të mos ndryshimit të kufijve.

Pavarësia e Kosovës është një nga arritjet më monumentale të popullit shqiptar, thuhet në letrën e hapur; përderisa ne kërkojmë njohjen formale të kufijve të këtij shteti të sapo formuar, duhet t’i qëndrojmë besnikë shpirtit, kurajos dhe guximit që e bënë këtë arritje realitet.
Çdo kilometër i Kosovës është paguar me gjak, djersë dhe lot. Prandaj, jemi kundër çdo negociate që synon humbje territori nëpërmjet demarkacionit, korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve.
Ne nuk kemi më tokë për të dhënë, vetëm për të marrë, theksohet me forcë në shënim. Ndër kërkesat e tjera është edhe ajo e organizimit të një konference ndërkombëtare të udhëheqësve shqiptarë në Nju Jork në 2019-tën për hartimin e një planveprimi ku të përvijohet një axhendë kombëtare apo angazhimi që samiti i ardhshëm i diasporës të mbahet në Kosovë e më pas të zhvendoset çdo vit në gjashte rajonet shqiptare në Ballkan.

Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...